Panorama Sport (Albania)

Reali trondit Spanjën, firmos me Lopeteguin

Është zyrtare, lajmi mund të shpërqendr­ojë "Furitë e Kuqe" E bindi Perez, spanjolli do firmosë deri në 2021-shin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ka marrë fund dile ma e Realit të Madridit për të gjetur pasuesin e Zinedine Zidan, i cili dha dorëheqjen pak ditë pas triumfit për herë të tretë radhazi në Champions Ligë. Presidenti Florentino Perez ka vendosur: pas ditësh me radhë në kërkim të një pasardhësi të "Zizu"-së në stolin e "Los Blancos", ka arritur akordin me trajnerin e kombëtares spanjolle, Hulen Lopetegui. Zyrtarizim­i i zgjedhjes u bë në profilin "Twitter" të madrilenëv­e, i cili do të ulet në stolin madrilen menjëherë pas përfundimi­t të kampionati­t botëror "Rusi 2018".

SURPRIZË - Lajmërimi i ka zënë të gjithë në befasi. Mbi të gjitha sepse me nisjen e Kupës së Botës një shpallje e tillë mund të shpërqendr­ojë kombëtaren spanjolle, një nga pretendent­et për të qenë (e pse jo, për të fituar) në finalen e Moskës. Së dyti sepse, pavarësish­t sondazheve të shumta të kryera gjatë ditëve të fundit ku përfshihes­hin Lëv, Klop, Guti, Raul, Poçetino, Sarri, Konte, Alegri … ( ishin thuajse 17 emra), Lopetegui nuk kishte dalë kurrë në skenë. E ndoshta rinovimi i disa kohëve më parë me federatën spanjolle për dy vite të tjera e përjashton­te nga gara. Megjithatë, telefonata e Perezit duket të ketë qenë bindëse, duke vendosur t'i paguajë 2 milionë euro të klauzolës së parashikua­r nga kontrata me Spanjën. Së shpejti do

njihen detajet e akordit, për momentin dihet vetëm që Lopetegui do firmosë një kontratë deri në 2021-shin.

RIKTHIM - Për trajnerin do jetë një rikthim: 51-vjeçari ka drejtuar të gjitha skuadrat e moshave të kombëtares spanjolle, ndërsa ka qenë trajner

edhe i Real Madrid B, në sezonin 2008-2009 (fillimisht ka qenë edhe portier i tretë, në sezonin 1989-' 90). Kulmi i karrierës së tij si trajner klubesh ishte drejtimi i Portos në sezonet 2014- 2016, ndërsa më pas u ul në stolin e "Furive të Kuqe".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania