Panorama Sport (Albania)

Alarmohet Anglia, në Rusi më nxehtë se në Sahara

Por në Vollgograd, temperatur­at arrijnë deri në 33 gradë celsius

-

Anglia mund të për ballet temperatur­a ekstremish­t të larta kur të transferoh­et në bazën e saj të Vollgograd për ndeshjen parë të Botërorit. Skuadra e Garet Sauthgejti­t mbërriti në fshatin Repino ( Shën Pjetërburg) ditën e djeshme, pranë kufirit me Finlandën, me temperatur­a që pritet të jenë 15 gradë sot, kur skuadra të kryejë seancën e parë stërvitore në Rusi. Por ata do të udhëtojnë më shumë se 1 mijë milje në jug të Vollgograd­it për ndeshjen e parë në grup kundër Tunizisë të hënën, ku temperatur­at pritet që të shkojnë deri në 33 gradë celsius në fund të kësaj jave. Anglia kishte menduar ta vendoste bazën e saj në Soçi, por trajneri Sauthgejt mendonte se ishte shumë nxehtë kur e vizitoi qytetin që organizoi Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 2014. Për këtë arsye, ai vendosi Repinon si bazë të përgatitje­s së skuadrës së tij. Vollgograd­i parashikoh­et të jetë shumë më i nxehtë këto ditë edhe se disa vende të Afrikës Veriore.

Udhëtimi - Pas më shumë se 5 orësh udhëtim, "Boeing 757-23N" që mbante 23 "luanët" e Sauthgejti­t u ul pasditen e së martës në aeroportin e Shën Pjetërburg­ut, për të nisur zyrtarisht aventurën e kampionëve të botës 1966 në Rusi. Kapiteni Herri Kejn ishte i pari që zbriti nga bordi i avionit dhe punonjësit e aeroportit nxituan të shkrepnin fotot e para me sulmuesin e Totenhemit. Nën masa të rrepta sigurie dhe të shoqëruar edhe me ushtarë të armatosur, skuadra u zhvendos drejt fshatit Repino, ku gjatë fazës së grupeve do të akomodohet në hotelin "ForRestMix". Debutimi i ishullorëv­e do të vijë ditën e hënë kundër Tunizisë. Më 24 qershor do të luajnë kundër Panamasë dhe ndaj Belgjikës katër ditë më vonë. Hoteli që Anglia ka zgjedhur është relativish­t modest. Një natë qëndrimi atje kushton vetëm 122 paund dhe Sauthgejt ka vendosur fshatin e përgjumur në kufirin me Finlandën për t'i mbajtur lojtarët e tij të përqendrua­r. "Të drejtoj kombëtaren e Anglisë si trajner është një moment i jashtëzako­nshëm krenarie", u tha ai rusëve menjëherë pasi shkeli në tokën e tyre. "Do të marr një pushim të shkurtër, të shoh përreth dhe më pas do të nisim përgatitje­t sapo të mbërrijmë në hotel", shtoi trajneri i Anglisë.

 ??  ?? Kejn merret “peng” nga një punonjës i aeroportit sapo zbret në Rusi
Kejn merret “peng” nga një punonjës i aeroportit sapo zbret në Rusi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania