Panorama Sport (Albania)

Godet Teuta, merr Kallakun dhe 2 kosovarë

Firmos 2)-vjeçari, klubi prezanton edhe dy mesfushorë

-

Sherif Kallaku është përforcimi i parë i Teutës në repartin e mesfushës. Lojtari i qendrës ka gjetur marrëveshj­en me drejtuesit e klubit dhe zyrtarisht është lojtari më i ri i durrsakëve. 20- vjeçari nga Fushë- Kruja nënshkroi kontratën me bregdetarë­t, pas akordit të arritur mes palëve. Kallaku zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Laçin, duke i ndihmuar kurbinasit të arrinin deri në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe të siguronin pjesëmarrj­en në Europa Ligë për këtë edicion. Ky do të jetë sezoni i dytë i 20- vjeçarit në Kategorinë Superiore, teksa gjatë aventurës së tij me kurbinasit ( e para në Shqipëri) grumbulloi 27 ndeshje në kampionat dhe 5 në Kupën e Shqipërisë, ndërsa shënoi edhe një gol në suksesin 2- 0 ndaj Partizanit. Teuta ka bërë një blerje të zgjuar, duke afruar në gjirin e saj një lojtar kaq të talentuar si Kallaku. Mesfushori është pjesë e Kombëtares Shpresa, të drejtuar nga Alban Bushi, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e ekipit U- 19. Ai është një nga mesfushorë­t më premtues të vendit tonë dhe te Teuta ka gjetur ambientin ideal për t'u rritur si futbollist. KOSOVARËT - Ky ishte vetëm fillimi, pasi dje klubi ka prezantuar edhe dy kosovarë. Florent Avdyli dhe Roni Gashi janë bërë më në fund lojtarë të Teutës. Pas bisedimeve disaditore, palët kanë arritur akordin final dhe mbrëmë kanë mbërritur në Durrës, jo vetëm për të firmosur, por edhe për t'u prezantuar. Që të dy janë blerje ekskluzive të Bledi Shkëmbit, i cili i kishte në organikë edhe te Liria e Prizrenit. Ai ua njeh mirë cilësitë, ndaj këmbënguli që të përforcont­e mesin e fushës me këta elementë.

Në kuadër të përforcimi­t të grupit për sezonin e ri, në Durrës pritet të afrohen edhe disa futbollist­ë të tjerë për çdo repart. Trajneri kërkon një ekip kompetitiv dhe drejtuesit kanë shprehur dëshirën për t'i plotësuar çdo kërkesë 38vjeçarit. Drilon 8hepollari

 ??  ?? Gashi dhe Avdyli gjatë prezantimi­t me fanellën e Teutës
Gashi dhe Avdyli gjatë prezantimi­t me fanellën e Teutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania