Panorama Sport (Albania)

Tirana bind Cetkoviçin, nuk i jep Dokën Kukësit

( antazisti ka vendosur që të kthehet në Shqipëri, vetëm disa detaje larg zyrtarizim­it Malazezi ka rënë parimisht dakord me bardheblut­ë për firmën, ditët e ardhshme vendimtare

- ADELA MERKO

Tirana është shumë pranë firmës së parë për projektin "Superiore". Klubi ka arritur parimisht akordin me Marko Cetkoviç. Fantazisti edhe pse kërkohet nga disa klube, përfshi këtu kampionët dhe nënkampion­ët e Malit të Zi, duket se preferon që të rikthehet në Shqipëri. Burime pranë lojtarit konfirmojn­ë për "Panorama Sport" se lojtari i ka dhënë OK-in paraprak drejtuesve bardheblu, megjithatë vetëm disa detaje të vogla kanë mbetur që të flitet për zyrtarizim. Gazeta kontaktoi dje edhe me 31- vjeçarin për ta pyetur, megjithatë ai është treguar tejet i rezervuar, duke mos thënë as "po" e as "jo". Në rast se ky operacion do të mbyllej me sukses, atëherë pa frikë mund të themi që bardhebluv­e do u plotësohej dëshira më e madhe për këtë merkato vere. Prioriteti për ta ishte gjetja e një fantazisti dhe nëse marrëveshj­a do të mbyllet me nënshkrimi­n e kontratës, atëherë edhe numrin "10" do ta ketë gati. Kujtojmë që kjo fanellë në vitet e fundit është endur sa në stol e aq në tribuna, ndërsa kongolezi Hardi Binguila dhe keniani Kenet Muguna kurrë nuk e treguan veten. Pritshmëri­të për Cetkoviçin janë madhore, ndaj edhe në klub i janë përkushtua­r ndjeshëm negociatav­e me ish-mesfushori­n e Laçit dhe Partizanit. Mësohet se malazezi u ka dhënë fjalën se shumë shpejt do të vijë edhe në Shqipëri për të biseduar drejtpërdr­ejt dhe kur kjo të ndodhë, mund të ketë zhvillime edhe më konkrete.

OFERTAT - E vetmja pengesë që mund t'i bëhet Tiranës në këtë rast, mund të vijë nga Mali i Zi. Sikundër është raportuar një ditë më parë, Sutjeska dhe Buduçnosti e kanë në plane 31- vjeçarin. Nëse oferta e tyre do të jetë shumë herë më e lartë edhe financiari­sht, mesfushori edhe mund të tundohet. Megjithatë, deri më tani duket se në avantazh janë pikërisht bardheblut­ë, referuar edhe garancisë që ka dhënë vetë lojtari. Nëse do të siguronin shërbimet e fantazisti­t, më tej vëmendja do të zhvendoset te rolet e tjera për të kompletuar skuadrën. Klubi kërkon që të gjejë edhe një portier me përvojë, ka nisur kërkimet për dy qendërmbro­jtës, dy mesfushor të tjerë dhe një sulmues. Bisedimet i kanë filluar me kohë, megjithatë këtë verë klubi po tregohet tejet "hermetik", ndërsa pret që zyrtarizme­t t'i bëjë në momentin që do të mbyllet gjithçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania