Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Çinari firmos në Spanjë

Deportivo Alavesh i blen kartonin mesfushori­t për një shifër qesharake te Vllaznia

- ADMIR URUÇI

Mesfushori me tipare sulmuese, Eraldo Çinari, nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e ekipit spanjoll të Deportivo Alavesh, që është drejtuar edhe nga ish- trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me klubin që sezonin e shkuar...

Mesfushori me ti pare sulmuese, Eraldo Çinari, nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Ai do të jetë pjesë e ekipit spanjoll të Deportivo Alavesh, që është drejtuar edhe nga ish- trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3- vjeçare me klubin që sezonin e shkuar arriti të siguronte një vend në La Liga. Një kontratë nga e cila mësohet se vetë lojtari do të përfitojë një shumë prej 150 mijë eurosh në sezon. Nga sa mësohet, klubi i Alavesh ka blerë kartonin e 21vjeçarit që ishte në pronësi të Vllaznisë deri në verën e vitit 2019. Spanjollët pritet të kryejnë vetëm procedurat për të mbyllur transferim­in dhe duhet të derdhin në arkat e klubit shkodran një shumë qesharake prej 20 mijë rurosh. Kjo do të jetë shuma që do të përfitojë klubi kuqeblu prej Çinarit. Një vlerë e papërfills­hme për një transferim të tillë. Nuk është hera e parë që klubi kuqeblu nuk arrin të përfitojë nga shitja e lojtarëve të tij. Ka disa kohë që në arkat e klubit përfitimi nga transferim­e të tilla të jetë në shifra qesharake,

siç është kjo e Çinarit. Edhe pse kanë qenë në bisedime me një klub të një kampionati elitar siç është ai spanjoll, te Vllaznia nuk ia kanë dalë që të përfitojnë më shumë.

Paraqitjet - Pas firmosjes

së kontratës, Çinari do të udhëtojë drejt Spanjës në datën 24 qershor për të bërë më pas edhe prezantim zyrtar te klubi i ri. Në takimet e fundit të skuadrës Kombëtare Shpresa, ai ka qenë rregullish­t pjesë e formacioni­t

të parë dhe është vështruar nga menaxherët e skuadrës në fjalë që janë bindur për aftësitë e tij. Por, nga sa mësohet, vitin e parë lojtari mund të jepet në formë huazimi tek ekipi i Soshosë në Francë apo te një skuadër

e Superligës kroate. Nga ana tjetër, klubi shkodran sërish nuk po arrin që të përfitojë nga transferim­e të tilla.

Deklarata - Vetë mesfushori i kuqebluve, i cili është kërkuar me shumë forcë nga skuadra e Partizanit, ende nuk e beson faktin që do të kalojë te një klub spanjoll për të vijuar karrierën e tij. Pavarësish­t se 21vjeçari vitin e parë mund të mos jetë pjesë e skuadrës së Alavesh, sërish një transferim i tillë mund të quhet i bujshëm dhe për më tepër për kushtet që po kalon klubi shkodran. "Të them të drejtën, nuk di çfarë të them, pasi nuk dua që të flas ende pa përfunduar gjërat plotësisht. Por jam i lumtur, pasi ky transferim është një gjë e bukur në aspektin personal. Megjithatë, e theksoj se dua

të flas vetëm në momentin kur gjërat të kenë marrë formën e prerë. Tani janë klubet që po punojnë për mbylljen e procedurav­e të kalimit tim. Unë kam rënë dakord nga ana ime me kushtet. Natyrisht që më vjen mirë në aspektin personal, por një transferim i tillë nuk më ka ardhur në momentin që doja, pasi performacë­s Sime personale duhej që t'i shtohej edhe arritja e objektivit të ekipit. Këto nuk shkuan bashkë në këtë sezon. Normalisht që nuk ndihem mirë që largohem në këto momente që skuadra është në Kategorinë e Parë. Megjithatë, aty ku do të shkoj, shpresoj që të jap maksimumin tim. E po ashtu, Vllaznisë i uroj që sa më shpejt të shkojë aty ku i takon, te titujt kampionë e Kupat", ka mbyllur Çinari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania