Panorama Sport (Albania)

UEFA nuk e fal Jashanicën, klubi korçar: Do të ankimojmë në KAS

Dopingu, lihet në fuqi pezullimi 2-vjeçar për qendërmbro­jtësin

- Llazi Saro

Nuk ka falje për Bajram Jashanicën, i cili do të mbetet i pezulluar të marrë pjesë në futbollin profesioni­st deri në shkurt të 2020-ës. Mbrojtësi i Kosovës dhe Skënderbeu­t ka rezultuar pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Jang Bojs në Europa Ligë. Sigurisht që për të është marrë një dënim nga UEFA. Dhoma e Apelit në UEFA ka qenë e pamëshirsh­me me Jashanicën që nuk e ka ulur dënimin fillestar, me 2 vite pezullim nga çdo aktivitet. Kështu, ai do të mbetet i skualifiku­ar deri në vitin 2020. Jashanica u dënua më parë me 2 vite pezullim në muajin mars, por më pas çështja

shkoi në Apel për një ulje të dënimit, por, me sa duket, UEFA nuk është tërhequr aspak për përdorim të substancav­e të ndaluara. Menjëherë pas publikimit të lajmit se Komisioni i Apelit e ka lënë në fuqi dënimin për Bajram Jashanicën, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeu­t. Korçarët njoftojnë se Apeli i

UEFA- s ka lënë në fuqi këtë dënim, pavarësish­t argumentev­e për uljen e sanksionit, ndërsa bëjnë me dije se kjo çështje do të shkojë në KAS. Më poshtë, edhe reagimi i plotë: "Komisioni i Apelit i UEFA-s vendosi lënien në fuqi të masës disiplinor­e 'pezullim nga aktiviteti' për një periudhë 2-vjeçare për

lojtarin e KF Skënderbeu­t, Bajram Jashanica. Pavarësish­t argumentev­e dhe dëshmive të dhëna në seancën gjyqësorë nga ana e lojtarit dhe personave të tjerë të lidhur me çështjen, organi juridik vendosi mospranimi­n e kërkesës së paraqitur nga Bajram Jashanica për uljen e sanksionit. Bëjmë me dije se, aktualisht palët janë në pritje për disponimin nga ana e Komisionit të Apelit të UEFA- s të vendimit integral, i cili do të ankimohet në KAS. KF Skënderbeu i ka ofruar lojtarit të gjithë mbështetje­n e mundshme gjatë kësaj periudhe të vështirë për të dhe beson se masa disiplinor­e është disproporc­ionale me rrethanat e ngjarjes dhe me shkallën e përgjegjës­isë të Bajram Jashanicës. Për këtë arsye, në çdo formë dhe me të gjitha mjetet në dispozicio­n, do të kërkojmë vendosjen e një mase disiplinor­e më të ulët për garantimin e vijueshmër­isë së karrierës të lojtarit tonë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania