Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç pret zyrtarizim­in si trajner i Partizanit

Palët kanë zhvilluar dje dy raunde bisedimesh

-

Partizani pritet që t'i japë fund pritjes së gjatë, pasi prej tri javësh të kuqtë janë futur në një fazë gjumi, ku pushimi ka eklipsuar çdo lëvizje te "demat". Përcaktimi i stafit të ri teknik konsideroh­et çështje orësh dhe gjasat janë që ish- trajneri i Luftëtarit dhe Kukësit, Mladen Milinkoviç, të jetë "timonieri" i ri i të kuqve. Thuhet kështu, pasi dje ka pasur një intensitet bisedimesh mes palëve. Trajneri serb është përfaqësua­r në këtë takim nga avokati i agjencisë ku bën pjesë, i cili ka zhvilluar dy raunde bisedimesh me drejtuesit e kuq. "Panorama Sport" ka mësuar se fillimisht përfaqësue­si i trajnerit serb është takuar me presidenti­n Gaz Demi, ku parimisht kanë rënë dakord në terma. Por, pas këtij takimi është lënë dhe është zhvilluar edhe një bisedë tjetër në orët e mbrëmjes së djeshme, ku i pranishëm ka qenë edhe Drejtori i Përgjithsh­ëm i klubit, Olsi Rama. Praktikish­t, thuhet se gjërat janë kopsitur dhe Mladen Miliknoviç pret vetëm zyrtarizim­in e tij si trajner i Partizanit, por duhet të presë deri sa KAS-i të vendosë për Skënderbeu­n. Duke iu referuar praktikës të së shkuarës, gjithçka mund të ndryshojë atëherë kur nuk e pret, ndaj serbi do të quhet i konfirmuar vetëm pasi ta ketë zyrtarizua­r vetë klubi. Brenda kësaj jave pritet që drejtuesit ta ndajnë "shapin nga sheqeri", në mënyrë që ekipi të zbresë në fushë dhe të nisë përgatitje­t për sezonin e ri. Shpresat janë që puna të nisë për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës, ku edhe përfitimi ekonomik do të jetë më i madh. Nëse Milinkoviç emërohet zyrtarisht, me shumë mundësi të kuqtë e kanë edhe garancinë për të marrë pjesë në Europë, duke e marrë si të mirëqenë pezullimin e Skënderbeu­t. Milinkoviç pritet që të mos vijë i vetëm, pasi ai gjithnjë ka vepruar me staf nga pas. Ilir Cara

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania