Panorama Sport (Albania)

Plaku pranë firmës, Kukësi në sulm total

Danilo Alvesh ridel në skenë, bisedime edhe me një paraguaian

- SKERDILAID SULOZEQI

Sebino Plaku është një hap larg firmës me Kukësin. Sulmuesi që mbylli sezonin me Kamzën, duke konfirmuar një formë të shkëlqyer, ka disa javë që po negocion me drejtuesit e klubit verilindor. Mirëpo, gjithçka u la pezull, pasi Plaku kërkoi kohë. Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka qenë iniciatori i kësaj lëvizjeje, i shtyrë nga trajneri Peter Pakult, i cili ka kërkuar me ngulm një lojtar si Plaku, i cili mund të përshtatet qoftë nga krahët, por edhe si sulmues i dytë apo në qendër. "Po, është e vërtetë që jam në bisedime me Kukësin dhe gjërat duken në rrugë të mbarë. Kam paraqitur kërkesat e mia dhe tani po pres hapin që do të bëjë klubi. Ofertat nuk më kanë munguar. Rikthimi në Norvegji? Kam qenë këtë periudhë. Është një moment ku po mendoj edhe për familjen. Do të më interesont­e më shumë një kontratë afatgjatë me klubin Ham Kam, pasi dua të jetoj në Norvegji. Por, nuk kemi arritur ndonjë marrëveshj­e, prandaj dhe kam lënë gjithçka të hapur. Gjithsesi, këto ditë do të vendos për të ardhmen", është shprehur dje për "Panorama Sport" sulmuesi tiranas. Mësohet se Plaku ka kërkuar një shumë prej rreth 50 mijë eurosh në sezon, gjë që fillimisht presidenti Gjici nuk e ka pranuar, por me kalimin e kohës duket se te Kukësi janë bindur për të plotësuar kërkesën e lojtarit. Plakut i është ofruar një kontratë 1-vjeçare

dhe në parim marrëveshj­a është arritur. Nuk është çudi që sulmuesi të firmosë që sot. Njohja shumë e mirë e Superiores, por dhe eksperienc­a e tij e gjatë, janë motive ekstra pse te Kukësi insistojnë për Plakun. DANILO ALVESH Sulmuesi brazilian, Danilo

Alvesh, që mbylli kontratën me Flamurtari­n, është një tjetër emër me peshë, që Kukësi synon të afrojë në merkaton e verës. Kërkesat financiare të Alveshit janë të larta, teksa sulmuesi mësohet se do një pagë prej 8 mijë eurosh në muaj. Drejtuesit e Kukësit kanë negociuar këtë

periudhë me braziliani­n, por pa mundur të gjejnë një marrëveshj­e. Mësohet se bisedimet vazhdojnë dhe në ditët e ardhshme mund të ketë diçka konkrete. Njëkohësis­ht, Alvesh po pret edhe ndonjë sinjal nga klubet e tjera shqiptare, e më konkretish­t nga

Flamurtari, që gjithashtu e ka në plane për të rinovuar. Kukësi është duke negociuar edhe me boshnjakun Petar Kuniç, si dhe zviceranin Alesandro Kiaroki, por të dy sulmuesit kërkojnë shifra të çmendura. Gjithsesi klubi po insiston për të bindur Kuniç, i cili ka të njëjtat karakteris­tika si Sindrit Guri.

PARAGUAIAN­I "Panorama Sport" zbulon se drejtuesit e Kukësit kanë qenë në bisedime edhe me paraguaian­in Javier Benito Lezcano Obregon. Sezoni i fundit ka qenë i shkëlqyer për 28-vjeçarin, i cili ka shënuar

22 gola në 43 takime me klubin e Aguilës në Superligën e El Salvadorit. Bëhet fjalë për një sulmues me mjaft cilësi, por paga e tij e lartë, prej 10 mijë dollarësh, mosnjohja e kampionati­t shqiptar, ka bërë që drejtuesit të stepen për këtë zgjedhje. Paraguaian­i ka shumë ngjashmëri në lojë me Plakun, prandaj dhe klubi i beson më shumë këtij të fundit, duke mos iu futur një aventure. Megjithatë, në ditët në vijim do të qartësohet gjithçka. E sigurt është që pas largimit të Sindrit Gurit dhe Amido Baldesë, Kukësi synon të afrojë dy sulmues.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Datëlindja: 20.05.1985 Vendlindja: Tiranë Pozicioni: Sulmues Gjatësia: 1.74 metra Klubi i fundit: Kamza;
SKEDA
Sebino Plaku
Datëlindja: 20.05.1985 Vendlindja: Tiranë Pozicioni: Sulmues Gjatësia: 1.74 metra Klubi i fundit: Kamza; SKEDA Sebino Plaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania