Panorama Sport (Albania)

Realdo Fili drejt Kroacisë, Kamza i bën ofertë Eni Imamit

Mesfushori fierak mund të firmosë për klubin NK Istra 1961

-

Emërimi i ish-futbollist­it të kombëtares italiane, Pietro Vierkovud, në stolin e Kamzës, krijoi idenë se klubi nga periferia e kryeqyteti­t do të bënte lëvizje të shpejta edhe në merkato. Mirëpo, për momentin gjithçka duket e stopuar dhe s'ka garanci për afrimet. Sulmuesi kryesor, Sebino Plaku, mund të quhet i larguar, ndërsa e njëjta gjë duket edhe me disa titullarë, të cilët kanë pretendime të larta për të vazhduar karrierën me Kamzën. Një pjesë e lojtarëve janë nën kontratë, ndërsa të tjerë si Raçiç, Frashëri, Idrizaj, Kuqi, Imeri etj., u skadon marrëveshj­a. Një prej futbollist­ëve që pritet t'i thotë

lamtumirë Kamzës është mesfushori fierak, Realdo Fili, i cili u afrua gjatë merkatos së janarit. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht se lojtari është në bisedime me klubin e Superligës kroate, NK Istra 1961. Ky ekip ia doli të mbijetonte me po aq vështirësi sa Kamza, teksa e mbylli sezonin në

zonën "play-out", por në ndeshjen shtesë fitoi ndaj Varazhdini­t dhe do të jetë sërish pjesë e Superligës. Mësohet se trajneri i Istras ka vëzhguar në sezonin e fundit Filin, duke shprehur interesim konkret. Menaxheri i lojtarit ka avancuar bisedimet me drejtuesit kroat dhe tashmë pritet konkretizi­mi i marrëveshj­es. Fili vjen pas aventurës te Partizani dhe Kamza, teksa me të kuqtë do të mbahet mend si autori i një goli ndaj Ferencvaro­shit. MBROJTËSI - Klubi i Kamzës i ka bërë ofertë mbrojtësit të majtë të larguar nga Kukësi, Eni Imami. Edhe pse në këtë pozicion Kamza ka Vangjel Zguron, mësohet se Kukësi interesohe­t për pogradecar­in. Kësisoj, nuk përjashtoh­et mundësia që të kemi një shkëmbim. Gjithsesi, mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi Zguro është nën kontratë dhe Kamza kërkon një shumë të majme për ta lënë të lirë. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania