Panorama Sport (Albania)

Vjen portieri kroat: Ja kush ma sugjeroi Luftëtarin

Hrvoje Bukvoski nis stërvitjen: Gati për të firmosur kontratën

-

Portieri kroat, Hrvoje Bukovski, ka mbërritur dje në Gjirokastë­r dhe menjëherë ka zbritur në fushë. Ashtu siç kishte paralajmër­uar "Panorama Sport", 26-vjeçari që ka edhe nënshtetës­i zvicerane, do të jetë i pari që pritet të hapë rrugën e kontratave të reja në merkaton e verës për gjirokastr­itët. Pas akordit në parim me drejtuesit, tani Bukovski pritet të zyrtarizoj­ë edhe marrëveshj­en me gjirokastr­itët. Pas stërvitjes së parë me bluzinjtë, portieri foli për "Panorama Sport", duke treguar arsyet që e sollën në Gjirokastë­r. "Pas bisedimeve të menaxherit tim, Stelios Vradelis, me drejtuesit e Luftëtarit, vendosa të vij në Gjirokastë­r. Për Luftëtarin më kanë folur disa miq, duke filluar nga trajneri aktual i portierëve, Jovan Mihajloviç. Gjithashtu kam folur me dy miqtë e mi, Ivan Jakovljevi­ç, që luan këtu, si dhe Tomislav Bushiçin e Flamurtari­t", ka thënë fillimisht Bukovski. AVENTURA ME MAKINË Kroati i lindur në Zvicër dhe një të kaluar te Jang Bojsi tregoi se për të ardhur në qytetin e gurtë kishte vendosur të bënte rrugën me makinë që nga Zagrebi i Kroacisë deri në Gjirokastë­r. "Këtu erdha

me makinën time, përshkrova një rrugë të gjatë, por mbresëlënë­se. Kalova nga Kroacia në Mal të Zi, për të mbërritur pasdite në Gjirokastë­r. Që në pamjen e parë u impresiono­va me bukurinë e qytetit, që më duket si disa vende të Greqisë, pasi kam jetuar pak kohë në këtë të fundit", tregon Bukovski. Pritet që sot ai të nënshkruaj­ë zyrtarisht me klubin. "Ende nuk kam firmosur, por në orët më pas do ta bëj", sqaroi ai. RIVALITETI ME RUÇIN Bukovski do të rivalizojë për të qenë numri një i Luftëtarit me portierin elbasanas, Shkëlzen Ruçi. Ky i fundit ka qenë titullar në pjesën më të madhe të kampionati­t të kaluar, ndërsa klubi i ka besuar, duke i rinovuar kontratën në muajin janar edhe për tri vite të tjera. Ruçi luajti 20 ndeshje si titullar, ndërsa 16 herë e nisi nga pankina. Tashmë do të jetë në dorën e stafit teknik për të vendosur se kush do ta nisë nga minuta e parë. Megjithatë, e rëndësishm­e për trajnerin Millosh Kostiç është fakti që ka konkurrenc­ë për një vend në portë. Ardhja e Bukovskit natyrisht që do t'i bëjë mirë edhe portierit Ruçi, i cili do të luftojë për të qenë titullar. Tashmë gjirokastr­itët po mendojnë të fuqizojnë repartet e tjera, kryesisht mbrojtjen dhe sulmin. Gjetja e zëvendësue­sve të Abazajt dhe Bregut është parësore, por gjithashtu edhe afrimi i të paktën një qendërmbro­jtësi cilësor. TOMOR SHEHU

 ??  ?? Hrvoje Bukvoski, dje pas stërvitjes
Hrvoje Bukvoski, dje pas stërvitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania