Panorama Sport (Albania)

Uzuni: Të ardhmen time e vendos presidenti Laska

-

Myrto Uzuni ka qenë një nga elementët më të rëndësishë­m të ekipit kurbinas, teksa sezoni i fundit konfirmoi edhe një herë se beratasi ka shumë kualitet. Në një bisedë për "SuperSport", sulmuesi i krahut foli për nisjen e përgatitje­ve dhe zërat e merkatos. Shumë klube brenda dhe jashtë vendit janë të interesuar për shërbimet e Uzunit, por Laçi ka investuar për lojtarin dhe pret që të përfitojë një shifër të majme nga transferim­i i tij. "Kemi bërë një vit shumë të suksesshëm. Mendoj që jo vetëm unë, por i gjithë grupi ka bërë që të jemi këtu ku gjendemi sot", u shpreh fillimisht beratasi. Më pas, ai foli për ndryshimet në pankinë. "Përderisa e kanë zgjedhur drejtuesit, besoj se do të jetë i duhuri. Urojmë të jemi sa më lart dhe shpresoj që së bashku t'ia dalim", theksoi beratasi i talentuar. Në lidhje më një transferim të mundshëm, Uzuni dribloi, duke ia lënë gjithçka në dorë kreut të klubit. "Me këtë pjesë merret presidenti, i cili ka investuar shumë për mua. Vendos ai çfarë do të bëhet", përfundoi Uzuni, për të cilin ka interesim konkret nga klube greke, kroate dhe turke. Gjithsesi, aktivizimi në Ligën e Europës shihet si një trampolinë për lojtarin me numrin 10 mbi shpinë. Paraqitja e mirë në ndeshjet ndërkombët­are do të rrisë edhe më shumë vlerën e Uzunit. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë e Kombëtarev­e të moshave të Shqipërisë, ndërsa ky është sezoni i parë në Superiore që e mbyll me 10 gola të shënuar.

SKUADRA - Laçi vijon përgatitje­t nën drejtimin e Besnik Prengës. Pas afrimit të mesfushori­t kroat, Nikola Eller, pritet që kurbinasit të përforcohe­n me të tjerë lojtarë në ditët në vijim. Laçi ka marrë në formë huazimi nga Tirana edhe mbrojtësin e majtë, Erjon Hoxhallari. Me skuadrën po stërvitet edhe mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina, për të cilin u fol se do të largohej drejt Kosovës te Trepça '89.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania