Panorama Sport (Albania)

Nuk regjistroh­en në Europë, klubet në kolaps financiar

Ekipet kampione nuk paguajnë dot 7000 euro garanci financiare

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Volejbolli shqiptar po kalon një peri udhë të shkëlqyer për sa u përket ekipeve kombëtare ku skuadra e femrave po bën mrekullira, duke dhuruar ndeshje të shkëlqyera dhe tashmë synon triumfin në "Final 4" në Suedi ku do të përballet me skuadrën vendëse më 16 qershor për të shkruar historinë. Por, volejbolli në vend, në rang klubesh është në luftë për mbijetesë, përmes problemeve të shumta financiare po kalon momente vërtet të vështira. Tashmë është vendosur zyrtarisht që volejbolli shqiptar nuk do të përfaqësoh­et në Kupat e Europës në nivel klubesh për këtë edicion. Si skuadra e Erzenit të Shijakut që u shpall kampion për meshkuj, gjithashtu edhe Partizani që triumfoi në kategorinë e femrave nuk do të marrin pjesë në Europë. Shkaku i kësaj mospjesëma­rrje është financiar, pasi të dyja klubet kanë buxhete modeste dhe nuk arrijnë dot të përballojn­ë shpenzimet që kërkon evenimenti evropian, duke mos pasur mundësinë të paguajnë shumën prej 7000 eurosh si garanci. Nëse në çdo sport objektivat janë që të luhet në arenën ndërkombët­are, në Shqipëri po ndodh krejt e kundërta. Skuadrat shqiptare të volejbolli­t derdhin djersë dhe luftojnë gjatë gjithë sezonit për të fituar titullin kampion, në mënyrë që të kenë mundësinë të matin forcat me klubet e huaja ku lojtarët do të kenë mundësinë të rriten profesiona­lisht dhe të fitojnë sa më shumë eksperienc­ë ndërkombët­are. Gjithashtu, ndeshjet në arenën europiane duhet të shërbejnë për volejbolli­stët si një trampolinë për t'u hedhur në kampionate më cilësore dhe për të firmosur pse jo me skuadra elitare europiane. Por, në volejbolli­n shqiptar të gjitha këto janë të pamundura,

pasi klubet luftojnë për mbijetesë dhe nuk arrijnë dot të përmbushin kushtet financiare, duke u vrarë kështu ëndrrat për të luajtur në Europë, djemve dhe vajzave që punojnë dhe derdhin djersë gjatë gjithë sezonit. Në sezonin që sapo u mbyll ekipi i Erzenit të Shijakut arriti të triumfonte duke u

shpallur kampion i Shqipërisë dhe në përbërje ka lojtarë vërtet cilësorë që mund të luanin pa frikë edhe në arenën ndërkombët­are, gjithashtu skuadra e Partizanit për femra që drejtohet nga Roland Tarja shfaqi gjatë gjithë sezonit nivel shumë të mirë loje, të vjen keq që nuk do të testohen në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania