Panorama Sport (Albania)

Tiago Silva: S'më tremb karta e identiteti­t, Milani një dashuri

Mbrojtësi s’e përjashton mundësinë e rikthimit

-

Tiago Silva kërkon Botërorin me Brazilin, por i shkel syrin Milanit për një rikthim të mundshëm në fundin e karrierës. Mbrojtësi thotë se nuk i trembet moshës dhe se është protagonis­t në fushën e lojës. Silva, e keni të vështirë ta shikoni kartën e identiteti­t? Absolutish­t jo. Jam 33 vjeç, por ky nuk është problem për mua. Moshën më mirë le t'ua lëmë dokumentev­e. Në fushën e lojës ndryshon gjithçka. Më mirë të flasim për fushën e lojës, ku unë jam protagonis­t dhe do të jem gjithmonë.

Është Brazili favorit në Rusi? Kundër Austrisë bëmë një ndeshje të mirë dhe treguam se

Jemi të gjithë bashkë. Veteranët ndihmojmë më të rinjtë dhe çdo herë u japin besim. Kjo na ndihmon që të rritemi dhe që futbolli ynë të ketë përmirësim­e. jemi mirë, pavarësish­t faktit që ishte ndeshje e vështirë dhe më e fortë nga sa e kishim menduar. Objektivi është shkojmë deri në fund. Kjo është e sigurt.

E sigurt, ashtu si lidhja që keni ju gjithmonë me Milanin? Milani është në zemrën time dhe do të jetë gjithmonë. Jam një tifoz i madh i këtij ekipi dhe i shoh të gjitha ndeshjet. Futbolli europian dhe ai italian ka nevojë për Milanin e vërtetë. Por rruga është e gjatë... Sigurisht, por disa problemati­ka duhet të pranohen kur ka kaq shumë ndryshime. Nuk është kurrë e lehtë për lojtarët, për drejtuesit e rinj dhe mbi të gjitha për

trajnerin.

Të cilin ju e njihni shumë mirë. Është njeriu i duhur për këtë moment. Gatuzo është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe mund të jetë vlerë e shtuar për Milanin. Rikthimi? Si mund t'i them jo Milanit. Është gjithmonë në zemrën time. Mund të rikthehem të mbyll karrierën aty.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania