Panorama Sport (Albania)

Skolari “injoron” Nejmarin

"Botërori nuk fitohet kurrë nga një lojtar, duhet një skuadër shumë e fortë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Luiz Felipe Skolari është njeriu i ën drrave, por edhe i maktheve te Brazili. Në dy epoka ai arriti të bënte histori, një herë për mirë dhe një herë për keq. Në vitin 2002 i dhuroi "Seleçaos" Kupën e Botës për herë të pestë në histori, ndërsa në vitin 2014 ishte ai që drejtoi ekipin në humbjen e turpshme kundër Gjermanisë 7- 1. Ai analizoi Botërorin "Rusi 2018" dhe më shumë u ndal te Brazili, duke dhënë një sinjal të qartë mbi Nejmarin. Ai i thur elozhe, por nuk e zgjedh si lojtarin më të rëndësishë­m të formacioni­t të Tites. Skolari thotë se lojtari më vendimtar në këtë ekip është mesfushori i Realit, Kasemiro. "Lojtari që bën diferencën te kombëtarja e Brazilit është Kasemiro. Ai i jep ekuilibër skuadrës dhe është lojtari që lejon si Marselon, ashtu edhe Nejmarin që të bashkëpuno­jnë më shumë në sulm dhe të mos mendojnë për mbrojtjen. Duke qenë ai në fushën e lojës, të tjerët kanë më shumë lirshmëri", tha Skolari.

Yjet- Ai analizoi mënyrën se si mund të fitohet një Botëror dhe thotë se nuk mjafton kurrë vetëm një yll në skuadër. "Ronaldo, Mesi dhe Nejmar janë lojtarë të mëdhenj, por duhet të jenë pjesë e një grupi të fortë dhe të luajnë në kolektiv. Botërori nuk fitohet kurrë i vetëm. Botërori

është një punë në grup. Për shembull, Ronaldo është pjesë e Portugalis­ë, por kishte ndihmë nga të tjerët për të siguruar Europianin. Fernando Santos është duke bërë një punë të shkëlqyer në këtë kombëtare", ka thënë trajneri brazilian.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania