Panorama Sport (Albania)

Arbitrat nisin stërvitjen me orë... 5000 euroshe

-

Ashtu si pothuajse të gjitha skuadrat kanë zbarkuar në Rusi ku do të zhvillohet Botërori, edhe skuadra e arbitrave ka zbarkuar në Moskë. Ata do të kenë qendrën e grumbullim­it në kryeqyteti­n rus, nga ku do të kryejnë edhe përgatitje­t e tyre për ndeshjet e rëndësishm­e që do të kenë përgjatë gjithë muajit qershor dhe fillimin e korrikut. Bie në sy mungesa e treshes nga kampionati anglez. FIFA për herë të parë nuk ka nominuar asnjë arbitër nga Anglia, pasi ishte përzgjedhu­r Mark Klatenburg, ky i fundit ka refuzuar të shkojë në Rusi, pasi kërkon t'i përkushtoh­et aventurës së tij të re në Gatar ku ndodhet prej një viti. Dje njerëzit që do të vënë drejtësi në ndeshje, kanë zhvilluar një seancë stërvitore dhe testi fizik ku kanë kaluar të gjithë, më pas ka qenë prezantimi dhe takimi me krerët më të lartë të organizatë­s më të madhe të botës për futboll. Kjo përgatitje do të pasohet nga seminare të ndryshme ku do të shpjegohet edhe përdorimi i sistemit "VAR". Në fakt është hera e parë që ky sistem do të përdoret në një turne të tillë. Presidenti i FIFAS ka qenë optimist për këtë nismë, duke u shprehur se ndihma e teknologji­së gjatë ndeshjes

do të minimizont­e në maksimum gabimet njerëzore të arbitrave, duke mos i lejuar ata të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes. Arbitrat do të mbajnë në dorë një orë të personaliz­uar të markës "Hublot" që kushton përafërsis­ht D;;; euro secila dhe të llogarisës­h >> arbitra,

HEA kryesorëI dhe HAE asistentëI shkon në 4>D.;;; totali. Bashkë me ta në Moskë do të jetë edhe Masimo Busaka, zvicerani është prej kohësh shefi i arbitrave në FIFA dhe është përgjegjës për caktimin e tyre, i ndihmuar edhe nga Pier Lui@hi Kolina.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania