Panorama Sport (Albania)

Saul: Në skuadër mbizotëron atmosferë fituese

-

Lojtari i Atletikos së Madridit, Saul, ka dhënë ditën e djeshme një deklaratë të gjatë për të përditshme­n spanjolle "AS", në prag të Botërorit rus. Mesfushori i bardhekuqv­e mendon se në skuadër është një frymë fituese dhe kjo është pozitive për paraqitjen e përfaqësue­ses së tij. Si e shoh ndeshjen e parë ndaj Portugalis­ë? Ne e dimë që ata janë kampionët e Europës. Është një skuadër e fortë dhe do të na e bëjnë të vështirë. E dimë që fitorja në start të hapë shumë dyer. Edhe pse në 2010 humbëm në ndeshjen hapëse. Gjendja e skuadrës? Jemi përgatitur mirë gjatë kësaj kohe. Të gjithë lojtarët janë të fokusuar dhe nga atmosfera në dhomat e zhveshjes, kupton që mbizotëron një klimë fituese. Favoritë? Kupa e Botës është e vështirë, ka shumë skuadra të forta: Brazili, Gjermania, Franca dhe ne. Po t'i bëjmë gjërat mirë, do të jemi të vështirë për t'u mundur. Kë nuk do të doja në finale? Nëse shkon në finale, nuk ka rëndësi se kë ke kundërshta­r, do të fitosh.

TAKTIKA - Saul është ndalur më pas në një analizë të shkurtër për taktikën dhe mënyrën e lojës së "Furive të Kuqe": "Më mirë me një sulmues apo me dy? Nëse ke kaq shumë lojtarë të mirë përreth, atëherë nuk të intereson se kush luan, nëse luan sipas një plani taktik të mirëorgani­zuar. Është e rëndësishm­e që pas një momenti të keq, të vazhdosh të krijosh presion dhe të fitosh përsëri topin. Diego Kosta? Ndihet shumë mirë. Është shumë i lidhur me shokët e skuadrës dhe e shoh të emocionuar. Kjo është shumë e rëndësishm­e për ne".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania