Panorama Sport (Albania)

“Adidas”, puç Ronaldos me topin e Botërorit

Kristianos mund t'i çaktivizoh­en goditjet e dënimit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me futbollin që sa më shumë kohë kalon dhe modernizoh­et, por që në të njëjtën kohë është shndërruar edhe në një industri marketingu, pa dyshim që lufta në terrenin e lojës nuk do të jetë vetëm sportive, por ndoshta edhe "politike". Përveç pretendent­ëve dhe yjeve të ndryshëm që do të ndeshen mes tyre, si gjithmonë, në edicionet e fundit, Kupa e Botës ka qenë gjithmonë edhe një luftë mes dy markave më të mëdha të veshjeve dhe pajisjeve sportive, "Adidas" dhe "Nike". Dhe përveç betejës në distancë për të garantuar materialin më të fortë, imazhet më të bukura, këtë herë duket se do të ketë edhe një luftë për t'ia vështirësu­ar sa më shumë punën kampionëve që nuk bëjnë pjesë në "koleksioni­n" e tyre. Të paktën duket se është kjo ideja që ka vendosur të përdorë "Adidas", i cili ka ekskluzivi­tetin e prodhimit të topit të Kupës së Botës. Sipas asaj që shkruan media angleze, konkretish­t tabloidi "The Sun", thuhet se Kristiano Ronaldo do të ketë një kundërshta­r më shumë sivjet. Bëhet fjalë për "Telstar 18", topin zyrtar të "Rusi 2018". Kjo sferë, me të cilën do të luhet ky turne, duket se është projektuar shkencëris­ht për të zvogëluar sa më shumë sasinë e ndryshimev­e të drejtimit, sidomos prerjet nga lart-poshtë, ndërsa topi është në ajër. "Telstar 18", me sa duket, është ideuar për të çaktivizua­r goditjet e dënimit me efekt, pikërisht ato që di të gjuajë vetëm Kristiano

Ronaldo dhe për të favorizuar kështu portierët, shumë shpesh viktima të trajektore­ve të vështira për t'u llogaritur. Gjithsesi, nëse "Adidas"-i ka vendosur që t'i bëjë një puç lojtarit imazh të kompanisë "Nike", do ta mësojmë vetëm pas pak ditësh, kur "CR7" të dalë në aksion, në fushën e lojës...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania