Panorama Sport (Albania)

Mbape dëmtohet në kavilje: Nuk është asgjë serioze

-

Kilian Mbape alarmon Francën. Sulmuesi i PSG- së ka pësuar një dëmtim në kavilje, pas një dueli të ashpër gjatë stërvitjes me shokun e skuadrës Adil Rami. Në qendrën stërvitore "Glebovets" ka pasur momente paniku dhe ankthi në radhët e "gjelave", të cilët për pak minuta kanë parë të shtrirë në tokë yllin e skuadrës. Ai u detyrua që të braktiste stërvitjen përpara kohe. Nga ato që raportohen, Mbape u godit shumë fort në kaviljen e këmbës së majtë nga Adil Rami dhe, pasi u shtri në tokë, mbërritën menjëherë pjesëtarët e stafit mjekësor për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi dëmtimin

që pësoi numri dhjetë i skuadrës së Deshampit.

Ngjarja- Në grumbullim­in e Francës ka ankth për të pritur analizat e kaviljes së Mbapesë, e cila po vuan nga goditja që mori nga Rami. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore, ai provoi të luante dhe të vazhdonte stërvitjen,

por dhimbjet nuk e lejuan. Kjo bëri që Kilian të largohej përpara kohe nga stërvitja dhe të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes. Një dëmtim që nuk duhej kurrsesi, 4 ditë nga debutimi i Francës kundër Australisë në kampionati­n Botëror. Rami u alarmua dhe diçka e tillë duket nga fy- tyra e tij në momentin që dëmton shokun e skuadrës. Ish-mbrojtësi i Milanit ka postuar në rrjetet sociale një postim ku lutet që Mbape të mos ketë asgjë serioze dhe i shpreh dashurinë. Pak orë më vonë ai reagon: "Nuk është asgjë serioze. Faleminder­it për mesazhet dhe lëreni të qetë shokun tim Rami".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania