Panorama Sport (Albania)

Naingolan do Interin, gati 5 mln në sezon

-

Në pritje të "Fair Play Financiar", Interi është duke ndjekur gjurmët e Razha Naingolan. Zikaltrit kanë marrë konfirmimi­n nga belgu, që ndihet i lumtur të ribashkohe­t me trajnerin Luçiano Spaleti. Klubi i Milanos, megjithatë, duhet të bindë më parë kryeqyteta­sit: kërkesa fillestare e drejtorit sportiv të verdhekuqv­e, Monçi, ka qenë 40 milionë euro: një shifër kjo shumë e lartë për Interin, që kishte menduar të ofronte rreth 20-25 milionë euro dhe një prej të rinjve Zaniolo ose Valieti. Kryeqyteta­sit, pra, po bëjnë rezistencë, por vullneti i vetë futbollist­it është për t'u larguar, ndaj zikaltrit shihen në avantazh.

5+5 - Për Romën tani Naingolan nuk është më një lojtar i pashitshëm, por me largimin e tij duan të mbushin dhe arkat (duke konsiderua­r edhe faktin se kanë afruar 4 lojtarë: Çoriç, Markano, Kristante e Xhastin Klajvert). Ndërkohë, në moshën 30-vjeçare, Naingolan kërkon kontratën më të rëndësishm­e të karrierës së tij, ndërsa Interi kërkon të zgjidhë problemin disavjeçar të mesfushës. Ndërkaq Auzilio, drejtori sportiv zikaltër, për t'i "dhuruar" Spaletit përforcimi­n e kërkuar në mesfushë, ka përgatitur për belgun një kontratë pesëvjeçar­e me pesë milionë euro neto në sezon. Për mesfushori­n belg ka pasur interes të madh edhe nga klubet e Premier Ligës, si Çelsi e Mançester Junajtid, por ndërsa blutë tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre duke marrë N'Golo Kantenë, Jose Mourinho nuk do të ngurronte të provonte përsëri. "Ninxha", megjithatë, ka zgjedhur Spaletin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania