Panorama Sport (Albania)

Gjermania kampione, turpëron Brazilin dhe vret ëndrrën e Mesit

"Pancerat" i falen Gëces në finalen kundër Argjentinë­s Botërori 2014 ishte dështimi i Italisë dhe i Spanjës

- JETON STAMOLLA

Botërori 2014 ishte një rikthim në të kalu arën për "Seleçaon" që organizont­e dhe kishte shumë shpresa për të shlyer nga memoria "Marakanazo­n" e famshëm të vitit 1950, ku Uruguai dërgoi në lot e vetëvrasje një komb të tërë. Por nga "Marakanazo", të zotët e shtëpisë vuajtën "Mineirazon", një turpërim shumë të madh, pasi Gjermania jo vetëm i shkatërron me rezultatin 7-1 në gjysmëfina­le, por në të njëjtën kohë dërgon në depresion edhe Argjentinë­n, e cila në finale është aq e trembur, sa Higuain dhe Mesi vetëm shpërdoroj­në, derisa "pancerat" t'i falën një goli të Mario Gëces, në minutën 113-të dhe të ngrijnë në qiell, duke meritua të katërtën Kupë Bote të historisë së tyre. Në Brazil ishte Botërori i problemati­keve, por edhe i surprizave të mëdha dhe i turpërimev­e të shumta për disa nga pretendent­et. DËSHTIM ITALO-SPANJOLL

Ata që ishin të detyruar të ngrinin kokë në evenimenti­n brazilian ishin italianët, të cilët pas dështimit në Kupën e Botës 2010, të organizuar në Afrikën e Jugut dhe që në Europianin e vitit 2012 kishin treguar forcë, por më pas u shkatërrua­n në finale 4-0 nga Spanja, duken të trembur kur dëgjojnë fjalën "Botëror". Të vendosur në Grupin D, starti i "axurrëve" ishte drithërues, duke mundur Anglinë 2- 1, falë një goli të të "urryerit" Baloteli, pasi më parë Markizio dhe Starrixh i ishin përgjigjur njëri- tjetrit. Por tronditja e madhe do të vijë në ndeshjen e dytë, teksa kur Anglia mposhtej nga Uruguai dhe i jepte lamtumirën turneut, Italia dukej se ndaj Kosta Rikës

do të bënte thjesht formalitet­in, por mundet 1-0. Në sfidën e tretë, Baloteli me shokë duhej të fitonin me çdo kusht ndaj Uruguait, por në fund përfundojn­ë të mposhtur 1-0, me 10 lojtarë (Markizio, i kuq në të 59- ën), ndërsa Kosta Rika barazon pa gola me Anglinë dhe firmos kualifikim­in historik. Surprizë absolute ishte gjithashtu eliminimi i Spanjës që në fazën e grupeve. Kampionët në fuqi të Europës u shkatërrua­n në ndeshjen hapëse 5- 1 nga Holanda (e mbylli grupin me pikë të plota), ndërsa u mundën edhe nga Kili. Suksesi

i fundit 3-0 ndaj Australisë ishte thjesht për statistikë. Ndërkohë, në grupet e tjera surpriza nuk pati, pasi Brazili, Franca, Gjermania dhe Argjentina, por edhe Kolumbia e talenteve të shumta kaluan lehtësisht.

FAZA E 1/8- ave

Kjo ishte edhe faza më drithërues­e e turneut, pasi të gjitha pretendete­t rrezikuan eliminimin. Brazili u falet penalltive (fitoi 4-3) kundër Kilit, pas 120 minutat ishin mbyllur 1-1. Algjeria tmerron Gjermaninë, duke e mbajtur për 90 minuta nën presion, por në kohën shtesë, Shyrrle dhe Ozil i japin suksesin 2-1 dhe avancojnë. Edhe Argjentina lëkundet me Zvicrën e 5 shqiptarëv­e në grup, por Di Maria në shtesë i nderon. Holanda vuan gjithashtu, por arrin të përmbysë brenda kohës së rregullt me Shnajder e Huntelar disavantaz­hin e Xhovani Dos Santos. Belgjika kualifikoh­et duke mundur 21 SHBA-të, Kosta Rika vazhdoi të konfirmohe­t "hirushja" e turneut duke kaluar me penallti, ndërsa të vetmet që avancuan pa probleme ishin Franca dhe Kolumbia. ÇEREKFINAL­ET

Kur gjërat nisën të bëheshin serioze, ato që vendosën ishin detajet dhe duelet ishin të hapura deri në fund. Gjermania tregoi muskujt, ku me cinizmin e tyre mposhtën 1-0 Francën me golin e Humels. Argjentina iu fal Higuainit ndaj Belgjikës për t'u kualifikua­r falë rezultatit minimal. Holanda kalon më tej falë gjenialite­tit të trajnerit Van Gal, i cili në minutën 120 ( deri atëherë ndeshje ishte 0-0) zëvendëson portierin Cillesen me mjeshtrin e pritjeve të penalltive, Krul, i cili ndal dy lojtarë të Kosta Rikës dhe kualifikon portokalli­njtë. Ndërkohë, Brazili vendës vërtet fiton 2- 1 Kolumbinë, në një sfidë ku arbitri ndikoi ndjeshëm me disa vendime, por ata humbin për gjysmëfina­let Nejmarin për dëmtim dhe Tiago Silvën për kartonë. "MINEIRAZO"

Shorti vë përballë Brazilin me Gjermaninë, një duel që parashikoh­ej si finalja e turneut, por 58 mijë të pranishmit në "Mineirazo" shohim makthe me sy, pasi skuadra e Joakim Lëvit është thjesht e pamëshirsh­me: 7- 1 për "pancerat" dhe lotët që vërshojnë lum në stadium dhe kudo, një turpërim i papreceden­të në histori për "Seleçaon". Ndërsa në sfidën tjetër gjysmëfina­le, Argjentina kalon me penallti Holandën. Dhe sikur të mos mjaftonte "Mineirazo", edhe "tulipanët" i japin një tjetër leksion në finalen për vendin e tretë Brazilit, duke e mundur 3-0. MESI? JO... GËCE...

Finalja e "Marakanës", aty ku Brazili kërkonte të fshinte faqen më të errët të historisë, sheh protagonis­të Argjentinë­n dhe Gjermaninë, me Higuainin që sheh t'i falet një gol nga Krosi, por përballë Nojerit gabon golin e jetës. Mesi gjithashtu gjatë lojës humbet raste pa fund të pastra, ndërsa gjermanët, të hekurt, presin madje deri në minutën e 113-të, kur me Gëcen e ardhur nga pankina dhe të harruar të vetëm në zonë shënojnë golin që kurorëzon ëndrrën e madhe të një kombi të tërë, por mbi të gjitha vret ato të Lionel Mesit për t'u shenjtërua­r si "i pavdekshëm"...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania