Panorama Sport (Albania)

KURIOZITET­E DHE REKORDE

-

* Për herë të parë, historia e këtij turneu pa tre kampionë botë pjesë të një grupi: Te D-ja ishin vendosur Italia, Anglia dhe Uruguai.

* Për herë të parë, finalja e turneut të kaluar ishte pjesë e fazës së grupeve, Spanjë-Holandë, së bashku në Grupin B.

* Në gjysmëfina­len kundër Gjermanisë, Brazili pësoi pesë gola në pjesën e parë, një rekord negativ që e kishin pësuar vetëm Zvicra në vitin 1954, Zaireja dhe Haiti në edicionin e vitit 1974. * Gjermani-Argjentinë u shndërrua në finalen më të shpeshtë të një Kupe Bote (3 herë), pas edicioneve në vitet 1986 dhe 1990. * Gjermania ishte e para kombëtare europiane që triumfonte në tokën amerikano-jugore.

* Në Brazil, për herë të parë, turneu hapej me një autogol (Marselo në Brazil-Kroaci).

* Për herë të parë që nga viti 1962, ndeshja hapëse fitohej me përmbysje. * Në 11 sfidat e para nuk u regjistrua asnjë barazim, rekord absolut. * Në Brazil u barazua rekordi i golave të shënuar në një edicion të Kupës së Botës, 171 si në edicionin e vitit 1998.

* Për të tretën herë me radhë, finalja e turnet u mbyll në barazim pa gola në kohën e rregullt.

* Gjashtë golat diferencë të pësuar nga Brazili kundër Gjermanisë janë precedenti më negativ për një kombëtare të vendit organizato­r, duke kaluar kështu Suedi-Brazil (2-5 në vitin 1958), Meksikë-Itali (1-4 në vitin 1970) dhe Afrikë e Jugut-Uruguai (0-3, në vitin 2010). * Humbja 1-5 e pësuar nga Spanja kundër Holandës është disfata më e thellë për një kampione bote në fuqi.

* Gjermania është kombëtarja e parë që kapi kuotën e 100 ndeshjeve të luajtura në një Kupë Bote (në fund të turneut do të ishin 106).

* Në Brazil, Holanda u bë kombëtarja e parë në një Kupë Bote, që i aktivizoi të 23 lojtarët e marrë me vete.

* Gjermania u bë kombëtarja e parë që arrinte për katër herë me radhë në gjysmëfina­le dhe duke u klasifikua­r gjithmonë mes tri të parave. * Xhanluixhi Bufon barazoi rekordin e pjesëmarrj­es në pesë Kupa Bote, por vetëm Antonio Karbahal (1950-1966) dhe Lotar Mateus (1998-2014) ishin ata që luajtën të paktën nga një ndeshje. Bufon luajti në katër. * Në ndeshjen Japoni-Kolumbi, Farid Mondragon u bë lojtari më i vjetër që luante në një fazë finale të një Botërori (43 vjeç dhe 3 ditë), duke kaluar kështu rekordin e Roxher Millas (42 vjeç e 39 ditë) në vitin 1994. * Kundër Anglisë, Italia vendosi rekordin absolut të pasimeve të sakta në një ndeshje Botërori, 93.19 për qind.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania