Panorama Sport (Albania)

Presioni Presioni i i Moxhit Moxhit dhe e e vërteta vërteta e e rrogave, rrogave, Edgar Edgar Çani: Çani: Partizani Partizani duhet duhet të të më mbronte

"Klubi nuk më doli në krah kur Moxhi më bëri presion"

- JETMIR HALILAJ

Edgar Çani flet rrallë dhe pak. Ndoshta sepse ky ishte një sezon i vështirë për të, ndoshta edhe sepse doli jashtë parashikim­eve për motive të tjera. E pranon se ka gabuar ai dhe drejtuesit me dëmtimin. Thotë hapur gjithashtu se nuk u ndie i mbrojtur nga klubi kur Moxhi i vuri ultimatum. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", sulmuesi i Partizanit i thotë të gjitha... Pranon debatet me Dalipin, rrëfen se nuk ka pasur kurrë një raport me Starovën dhe çfarë ndodhi me rrogën e tij prej "milioneri".

Edgar, çfarë note do t'i vinit sezonit te Partizani?

Ishte një sezon i vështirë pa dyshim. Shumë më i vështirë nga sa e kisha menduar. Por tani e kalova problemin e dëmtimit dhe mund të them se jam shumë i lehtësuar.

Sa ju rëndoi mbi shpinë fakti që u cilësuat si lojtari më i paguar në Shqipëri?

Jo edhe aq. Unë jam mësuar me presionin. E mirëkuptoj edhe median apo edhe tifozët. Nuk ka dyshim fare për këtë. E megjithatë, shifrat nuk janë ato që janë përfolur.

A është e vërtetë që paguheni 20 mijë euro?

Të mos hyjmë në detaje. Shifrat nuk janë ato që janë përmendur shpeshherë...

A është e vërtetë që Par- tizani ju ka ulur rrogën?

Po, është e vërtetë, por këtu dua të ndalem pak sepse më duhet të bëj një sqarim thelbësor.

Çfarë sqarimi?

Së pari, nuk është Partizani ai që ka kërkuar të ulë rrogën. Kam qenë unë që diku nga muaji dhjetor, për shkak se nuk po luaja dhe klubi ishte në një pozitë të vështirë, por edhe vetë nga ana njerëzore nuk ndihesha rehat, i propozova klubit që për muajt që nuk luaja të mund të rishikonim këtë aspekt. Kështu ndieja edhe vetë një lehtësim. Çfarë ndodhi më pas? Klubi refuzoi ta bënte një gjë të tillë në fillim dhe nuk po gjenim një marrëveshj­e, por në janar gjetëm akordin dhe vazhduam bashkëpuni­min.

Para kësaj periudhe, diku nga nëntori, ish- drejtori Luçiano Moxhi pati deklaruar se, nëse ju nuk ktheheshit shpejt në fushë, do të rishikonte marrëveshj­en. Si u ndiet?

Normalisht nuk u ndjeva mirë. Më erdhi keq që edhe klubi nuk më mbrojti. Mendoj se aty duhet të kishte ndërhyrë klubi, sepse unë jam pjesë e tij dhe investim i tij. E përsëris, nuk u ndjeva i mbrojtur në atë moment, sepse para se të jemi futbollist­ë profesioni­stë, jemi njerëz. Punojmë 8 orë në ditë edhe ne, sakrifikoj­më edhe ne.

Si është raporti juaj me Gaz Demin?

Shumë i mirë. Korrekt. Gjithnjë kështu ka qenë.

Po me drejtorin e përgjithsh­ëm, Olsi Rama?

E njëjta gjë, raport shumë i mirë dhe korrekt.

A jeni penduar ndonjëherë që zgjodhët Shqipërinë?

... ( mendohet). Jo. Natyrisht, pati një moment që parashikim­et nuk më dolën, por nuk jam penduar asnjëherë.

Cilat parashikim­e nuk ju dolën?

Nuk e prisja një kampionat kaq të fortë dhe kaq të vështirë.

Vërtet?

Po, vërtet. Prisja një kampionat më pak të ashpër. Dakord, nga ana taktike nuk është kushedi se çfarë, sepse edhe klubet nuk punojnë shumë, por ama fizikisht është shumë i ashpër. Lojtarët luajnë fort dhe luajnë me shpirt që të marrin rezultatin që duan. Kjo ta bën të vështirë.

Çfarë ju ka befasuar më shumë nga kampionati shqiptar?

Kjo që sapo thashë: vështirësi­a

e tij. Por edhe disa lojtarë të nivelit shumë të mirë. Mendoj se disa lojtarë këtu mund të luanin fare mirë në shumë skuadra të rëndësishm­e europiane. Kanë talent, zgjuarsi dhe forcë.

Më thuaj një emër që ju ka befasuar më shumë?

Nuk më vjen ndonjë tani, mund të them ata të rinjtë që ikën jashtë ( Guri, Abazaj), por edhe disa të tjerë.

Cilat skuadra kanë qenë më të fortat sipas jush?

Skënderbeu dhe Kukësi pa dyshim.

Çfarë nuk ju pëlqen sot nga kampionati shqiptar?

Infrastruk­tura jo e mirë për të punuar. Ka mangësi edhe në aspektin taktik. Por edhe fakti që skuadrat bëhen dhe zhbëhen brenda afateve shumë të shkurtra.

Çfarë nuk ju pëlqeu pasi erdhët te Partizani?

Nuk e dija që ishte një skuadër që do të ribëhej nga e para. Mendova se e kishte një bosht dhe do të na e lehtësonte punën të gjithëve. Por ja që nuk ishte kështu.

Ju keni luajtur në kampionate të rëndësishm­e në të kaluarën, çfarë këshil-

lash do t'iu jepnit klubeve shqiptare?

Që të ndahen rolet. Drejtuesit kanë punën e tyre, stafi teknik punën e vet dhe lojtarët gjithashtu të bëjnë atë që iu kërkohet. Drejtuesit nuk duhet të ndërhyjnë kaq shpesh në pozicionet e tjera. Kjo e dëmton shumë skuadrën.

A do të vazhdoni me Partizanin?

Patjetër që po. Kam marrëveshj­e me ta dhe shpresoj shumë që ky sezon të jetë krejtësish­t ndryshe nga ai që shkoi.

E thoni vetëm për veten

apo edhe për klubin?

Për të dy. Unë tani ndihem mirë dhe shpresoj që të ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat që ka.

Çfarë i duhet Partizanit për titullin?

Këtë e dinë drejtuesit. Unë dhe shokët e mi do të përpiqemi gjithnjë që të ndihmojmë klubin të arrijë objektivat.

Si ka qenë raporti juaj me Iulianon?

Shumë i mirë. E vlerësoj shumë sepse, edhe kur skuadra nuk ecte dhe faji nuk ishte vetëm i tiji, ai merrte përgjegjës­i për të gjithë.

Më vjen shumë keq që nuk munda ta ndihmoj, sepse isha i dëmtuar në atë periudhë.

Meqë ra f j a l a , çfarë ndodhi me dëmtimin tuaj sepse ju luajtët në fillim?

U bënë gabime nga të dyja palët. U nxituam, si unë ashtu edhe klubi. Kjo pastaj pati koston që e dimë të gjithë.

Tani a jeni rikuperuar plotësisht?

Po, 100%.

Si ka qenë raporti juaj me Starovën?

Nuk kam koment sepse

nuk kisha asnjë raport me të. Nuk pata kurrë asnjë raport me të.

Po me Dalipin?

Mendoj se kam raport të mirë dhe brenda normave profesiona­le. Kam pasur divergjenc­a me të, kjo është e vërtetë, por është edhe normale të kesh. Në fund të fundit, gjatë punës ka edhe përplasje.

Po tani janë sheshuar ato përplasje?

Po. Fundja, i zoti është ai që di si kalohen problemet dhe reagon pas gabimeve.

Çfarë po bëni gjatë kësaj kohe që skuadra nuk është

grumbullua­r?

Po përpiqem të kaloj sa më shumë kohë me djalin tim dhe me familjen time, por edhe stërvitem që të mbaj trupin në formë. Unë jam profesioni­st, nuk neglizhoj asnjëherë gjatë pushimeve.

A do t'i sugjeronit djalit tuaj që të bëhet futbollist në të ardhmen?

Do t'i sugjeroja që të bëjë atë që i pëlqen më shumë. Nëse është futbolli, akoma më mirë. Por nuk do t'i imponohem. Dua që të bëjë një gjë që e dëshiron dhe të bëhet i zoti në atë profil.

 ??  ?? Batha Batha e e mbyll mbyll me të të kuqtë: kuqtë: Nuk vazhdohet vazhdohet kështu kështu
Batha Batha e e mbyll mbyll me të të kuqtë: kuqtë: Nuk vazhdohet vazhdohet kështu kështu
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania