Panorama Sport (Albania)

Leverkusen­i, “çmenduri” për Strakoshën

Presidenti i Lacios Klaudio Lotito i bën bllokadë, kërkon kohë për vendimin final

- OLSI TUJANI

Nuk është më sur prizë, por fakt: Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë në Itali. Krahas deklaratav­e, komenteve, vlerësimev­e dhe çfarë është përmendur për shqiptarin në mediat italiane deri më tani, së fundmi emri i tij është ndër më të përmenduri­t në merkaton e transferim­eve. Dje, mediat italiane kanë bërë me dije çmendurinë nga Gjermania, ku Bajer Leverkusen ka ofruar 30 milionë euro. OFERTA

"Corriere dello Sport" ka bërë me dije interesimi­n konkret nga Gjermania për portierin shqiptar. Plot 30 milionë euro ka qenë shifra që iu është propozuar drejtuesve të skuadrës kryeqyteta­se në Itali, për gardianin e Kombëtares Shqiptare. Thomas Strakosha është transferua­r te Lacio për vetëm 75000 euro dhe aktualisht vlera e tij në treg vlerësohet e shumëfishu­ar disa herë më shumë. Për një ofertë të ngjashme është lakuar edhe skuadra e Liverpulit, si e gatshme për ta ofruar, por duket se skuadra gjermane është treguar më e shpejtë dhe konkrete në veprime. PËRGJIGJJA

Në vijim të raportimit, "Corriere dello Sport" bën me dije se presidenti Lotito ka ngritur një "mur". Drejtuesit e bardhekalt­ërve, në shenjë refuzimi paraprak, kanë kërkuar më tepër kohë për të dhënë përgjigjen zyrtare. Nga ajo që bëhet me dije, Lacio nuk do të nxitohet që në ofertën e parë

për të dhënë dritën jeshile për largimin. Më tej, cilësohet që edhe familja e gardianit kuqezi është dakord për këtë transferim. Është vetëm fillimi i merkatos dhe duket që për gardianin kuqezi do të ketë të reja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania