Panorama Sport (Albania)

Rusia, debutim me pesë yje

Nuk duhej të luante, por Çerishev vendos sfidën në binarët e duhur Pesë gola arabëve, rusët bëjnë detyrën përpara presidenti­t Putin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kur princi saudit Mohamed bin Sal man, i pranishëm në tribunë, largoi sytë nga fusha dhe nisi të fliste me presidenti­n &ladimir Putin, u duk sikur ndeshja hapëse e Botërorit kishte përfunduar gjithçka kishte për të ofruar. Ishte pjesa e dytë, vendësit udhëhiqnin 2- 0 dhe takimi dukej i mbyllur. Por ja që më e bukura duhej ende të vinte dhe Rusia, që përpara ndeshje kishte frikën e dështimit, ngadhënjeu nga sauditët, që ngjasonin me një kurban në premierën e Botërorit rus. Ish- madrileni = erishev merr vëmendjen me një dygolësh, teksa Golovin tregon disa nga arsyet që kartoni i tij vlen mbi 20 milionë euro. = ' mund të thuhet për Arabinë? Skuadra e Picit ishte një mishërim mbajtjeje topi, gabimesh me shumicë, kohezion i pakët e akoma më pak talent.

GOLOVIN - I vëzhguari special i sfidës ishte Aleksandr Golovin, objektiv merkatoje për shumë klube e sidomos i Juventusit. Siberiani, me paraqitjen e djeshme, me siguri nuk ua ka bërë qejfin drejtuesve bardhezi pasi në 15 minutat e para shpalosi "partiturat" më të mira të repertorit të tij, çka me shumë gjasa do t'i rrisë vlerën në merkato. Driblime, pasime dhe lëvizje të zgjuara, pa harruar edhe krosimin për golin e parë të Rusisë. Sikur të mos mjaftonin këto, edhe në golin e tretë vendos të japë pasimin vendimtar, teksa ndeshjen e mbyll me një perlë nga goditja e dënimit. Në Torino, për diçka të jenë të sigurt C djaloshi ka talent dhe personalit­et.

GOLAT - Juri Gazinski deri pak muaj më parë nuk ishte as në listën e alternativ­ave për 23 të grumbullua­rit për në Botëror, por ja që kampionati u hap pikërisht me golin e tij. Mesfushori i Krasnodari­t lirohet në zonë dhe dërgon topin në rrjetë. I frikshëm edhe driblimi i = erishev, që me një finte shmang njëherazi dy futbollist­ë sauditë dhe për pak sa nuk çan rrjetën me një të majtë të fuqishme, e cila i jep Rusisë avantazhin e dyfishtë. Me ndeshjen nën kontroll të plotë, rusët ulën ritmin duke rrezikuar diçka në

disa raste, teksa në tribunë njerëzit e përgjumur nisnin të mendonin për planet e mbrëmjes. Shkundja vjen nga Dzyba, i sapofutur në fushë, i cili gjen një tjetër gol me kokë për vendësit. Pas tij, = erishev vendos të rrëmbejë përsëri vëmendjen e

tifozërisë, teksa Golovin ul tiparin me një realizim fantastik në goditje dënimi. Kundër Egjiptit të Salah, Rusinë e pret sfida vendimtare për të kaluar grupin. Fitorja ishte pozitive, teksa akoma më pozitive ishte mënyra sesi ky Botëror nisi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania