Panorama Sport (Albania)

Hierro: Situata është kjo, s'kam çfarë ndryshoj

-

Trajneri i sapoemërua­r në krye të Kombëtares së Spanjës, Fernando Hierro, tregohet shumë modest në konferencë­n e parë zyrtare për shtyp, në prag të sfidës me Portugalin­ë. "Situata është kjo që të gjithë e njohim tashmë. Në të tillë formë rrodhën ngjarjet dhe është e kotë që ta komentojmë më. E gjithë energjia jonë duhet thjesht që të përqendroh­et te kundërshta­ri i radhës, te Portugalia, e cila ka në grupin e saj një ndër lojtarët më të fortë në botë dhe të historisë së këtij sporti. Gjithsesi, kemi besim në forcat tona, pasi fizikisht skuadra është në një moment të mirë dhe duhet ta shfrytëzoj­më këtë fakt. Me Portugalin­ë, një finale? Jo, kjo është e para, sepse më pas na presin edhe dy të tjera, me Iranin dhe Marokun. Do të ndërroj gjithçka? E pamundur. Kemi punuar në këtë linjë për shumë kohë, por edhe sikur të dua, nuk mund ta bëj na më pak se 24 orë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania