Panorama Sport (Albania)

Trajneri Santos: Nuk jam arrogant, por fitojmë ne

-

Fernando Santos është gati për Spanjën. Trajneri i Portugalis­ë as që kërkon të mendojë se kundërshta­rët e tij janë të dëmtuar nga largimi i Lopeteguit vetëm pak orë përpara debutimit, por premton një ndeshje të madhe nga ana e lojtarëve të tij. "Spanja është ekip i madh dhe i bashkuar, ndaj kurrsesi nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë. Pastaj, një gjë e tillë duket një mungesë respekti kundrejt nesh. Gjithsesi, sido që të jetë, unë di të them se nuk ka asnjë ekip perfekt në botë. Ne jemi gati, jemi përgatitur shumë mirë. Nuk duam të tregohemi arrogantë, por kemi besim te fitorja. Kemi në skuadër një si Ronaldo, i cili është frymëzuesi i të gjithë grupit dhe një makinë e frikshme për çdo rival".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania