Panorama Sport (Albania)

Pione Sisto lindi në gomone, sot ylli i danezëve

Historia frymëzuese e 23-vjeçarit, prindërit e tij shpërthyen derën e federatës me një kërcim

-

Imagjinoni skenën: gjatë një konferencë për shtyp shpërthejn­ë derën një burrë dhe një grua me ngjyrë, por të lyrë me të bardhë që kërcejnë një lloj danci të çuditshëm, gruaja me minifund të veçantë, ndërsa mashkulli pa bluzë sipër dhe me dy shkopinj fshese në duar. Ai që po intervisto­hej ishte Pione Sisto; selia ishte godina e Federatës Daneze të Futbollit në vitin 2014, ndërsa motivi i shpër- thimit të derës nga ana e dy kërcimtarë­ve, që ishin prindërit e Sistos, ishte grumbullim­i i lojtarit me Kombëtaren U-21 të Danimarkës dhe njëkohësis­ht dorëzimi i pasaportës nordike. Pikërisht kështu, sepse ylli që po lindte u vlerësua shumë nga trajnerët dhe më pas drejtuesit e futbollit danez, të cilët ia dorëzuan me krenari pasaportën e vendit të tyre, atij që familja e lindi në gomone ndërsa largohej nga Sudani Jugor, në vitin 1995, pas shpërthimi­t të luftës civile. Pas dy muajsh udhëtimi, ata arritën në Danimarkë, ku u pritën me statusin e refugjatit: "Nëse më pyesni nga jam, unë përgjigjem nga Sudani i Jugut. Por brenda meje, një pjesë e madhe e zemrës është daneze", u përgjigj disa muaj më parë Sisto, i cili po shijon një karrierë fantastike. Edhe përpara se të pajisej me pasaportë, ai konsideroh­ej një fenomen, sepse përpara se të shpërthent­e te Midtjullan­di, bëri madje edhe një provim me Juventusin, por doli nga anonimati në vitin 2016, duke zhvilluar një ndeshje madhështor­e kundër Mançester Junajtid të Luis Van Galit. Ndërsa të gjithë menaxherët e botës kishin vajtur në këtë miqësore për të parë Depajin, në fund të gjithë shënuan emrin e sulmuesit anësor në axhendën e tyre, por sot cilësitë e tij i gëzojnë spanjollët e Selta Vigos. Por edhe pse shpresat e danezëve janë të varura të gjitha te këmbët magjike të Eriksenit dhe shpejtësis­ë shpërthyes­e të Sistos, ky i fundit ka një vullnet të frikshëm për t'u kthyer shumë mbrapa dhe për të ndihmuar skuadrën deri në mbrojtje. Një punëtor i palodhshëm, një histori frymëzuese për të dalë në dritë, nga ata që shohin vetëm errësirë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania