Panorama Sport (Albania)

Kuper konfirmon: Salah, titullar kundër Uruguait

Por mjeku lëshon alarmin: Skuadra e lodhur prej Ramazanit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Lajme të shkëlqyera vijnë për Egjiptin, i cili sot në Ekaterinbu­rg, në orën 14:00 do të debutojë në Botëror kundër Uruguait. Mohamed Salah do të jetë. Ai që jep lajmin e madh është vetë trajneri i kombëtares afrikane, Hektor Kuper. "Mund të them se Salah do të jetë në fushë nesër (sot) kundër Uruguait. Është stërvitur mirë me shokët. Do ta bëjë edhe sot (dje) dhe nëse nuk do të ketë të papritura, mund t'iu siguroj se do të jetë me 100% në fushë. Po afrohet në formën atletike më të mirë. Shumë shpejt do të jetë në një hap me shokët. Kemi entuziazmi­n e duhur, por edhe seriozitet­in për të bërë një ndeshje të shkëlqyer kundër Uruguait. Do të përballemi kundër tyre me vetëm një objektiv: të fitojmë", tha trajneri argjen- tinas. Sulmuesi i Liverpulit ishte në dyshim për këtë sfidë, pas dëmtimit në shpatull që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit më 26 maj. Autori i 44 golave sezonin e shkuar, Salah, pritet të jetë ylli i kombëtares së vendit të tij që rikthehet në Kupën e Botës pas 28 vitesh. Dhe Kuper beson se ai do të luftojë edhe në këtë turne për "Këpucën e Artë": "Asgjë nuk do ta pengojë për të luftuar për këtë trofe".

SHQETËSON RAMAZANI

Por nëse Kuper nuk e fsheh optimizmin, mjeku i kombëtares egjiptiane, Mohamed Abuelela, është i shqetësuar: "Të premten Momo do të luajë, por sfida jonë e madhe është Ramazani, kryesisht sepse ka zgjatur gjatë gjithë periudhës

së përgatitje­ve të këtij Botërori. E vërteta është se pas perëndimit të diellit, kemi agjëruar për shumë ditë dhe tani do të luajmë tri ndeshje shumë të afërta në harkun e pak ditëve pas fundit të Ramazanit. Ndaj Uruguait do të luajmë me

futbollist­ë që do kenë nevojë për kohë për t'u përshtatur me ciklin normal. Ky diskutim vlen edhe për gjumin, duke qenë se kemi kaluar në breza të ndryshëm oraresh. Për ne do të jetë shumë e vështirë, por do të përpiqemi të japim më të mirën".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania