Panorama Sport (Albania)

Rënar: Duhet më shumë për ta destabiliz­uar Spanjën

Trajneri i Marokut e studion Iranin prej 6 muajsh

-

Për Hërve Rënar është një krenari momenti i debutimit në Botëror në stolin e Marokut. "Është një nder të jem në këtë Kupë Bote. Do të ketë shumë tifozë marokenë në stadium nesër (sot) dhe ky është një motivim plus. Duhet ta përballojm­ë këtë ndeshje me maksimumin e intensitet­it", ishin fjalët e para të trajnerit francez në konferencë­n për shtyp përpara sfidës me Iranin. Por a ishte skenari më i mirë i mundshëm për skuadrën e tij, shmangia e Spanjës dhe Portugalis­ë në ndeshjen debutuese? "Për ne është e thjesht. Kemi tre skuadra në grup sipër nesh në renditjen e FIFA- s. E kemi përgatitur ndeshjen kundër Iranit njëlloj siç do të bëjmë me Portugalin­ë apo Spanjën. Asnjë nga këto rivale nuk është më pak e rëndësishm­e. Të gjithë do të kërkojnë fitoren. E kemi analizuar Iranin prej 6 muajsh, që kur mësuam se do të jetë rivali ynë". Por a e shikon eksperti i kombëtarev­e afrikane problem largimin e Lopeteguit nga stoli i Spanjës pak orë përpara debutimit në Botëror? "Kur një skuadër ka talent, mund të ketë probleme vetëm për disa orë. Lojtarët janë shumë profesioni­stë dhe të nivelit të lartë. Duhet shumë më tepër për të destabiliz­uar Spanjën". BENATIA - Ndërsa Mehdi Benatia tregon emocionet e debutimit të tij në një Botëror. "Është diçka - Maroku nuk humbet prej më shumë se 1 viti (18 ndeshje: 14 fitore, 4 barazime). Shumica e këtyre fitoreve janë arritur ndaj ekipeve shumë të forta, si Egjipti, Koreja e Jugut dhe Serbia. - Irani ka fituar vetëm 1 ndeshje nga 12 (3 barazime, 8 humbje) në Botëror. Por ata shkëlqyen në kualifikue­se, duke pësuar vetëm 2 gola në 10 ndeshje. - Irani dhe Maroku do ndeshen për herë të parë. Irani i ka barazuar dy ndeshjet e mëparshme të Botërorit ndaj rivaleve afrikane, ndërsa Maroku ka humbur një herë ndaj një rivali aziatik.

krejtësish­t e jashtëzako­nshme, një ëndërr e bërë realitet. Ka shumë punë pas këtij kualifikim­i. Jemi këtu pas 20 vitesh dhe është diçka e mrekullues­hme. Do të ndihemi si në shtëpi në Rusi, sepse shumë tifozë do të vijnë nga Maroku. Duhet ta shijojmë këtë moment të shkëlqyer", tha mbrojtësi i Juventusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania