Panorama Sport (Albania)

Danimarka, rreziku kryesor i "Gjelave"

-

Luajnë së bashku në grupin C dhe janë pikërisht ata që përfaqësoj­në kundërshta­rin më të rrezikshëm për Francën: kombëtarja daneze. Në të vërtetë mund të jetë gjithçka e kotë nëse mendohet që ndeshja e tretë (dhe e fundit e grupit) ka rrezik të rezultojë sipërfaqës­ore për të dyja. Danimarka e Eriksenit të Totenhemit synon vendin e dytë (e pse jo, me pak fat e pak "lëshim" nga "gjelat", të parin). E po ashtu si Franca, paraqitet në Botëror me një "fytyrë" multikultu­rale, me në grup tre lojtarë me origjinë afrikane e një nga Guana: Martin Breithuait­i (i Bordosë). Rezultatet në miqësoret e fundit: Suedi-Danimarkë 0-0; Danimarkë-Meksikë 2-0.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania