Panorama Sport (Albania)

hedira: i arito i ë htirë! "or #e jemi $am"io#ët

-

Sami Khedira ka folur në prag të ndeshjes së parë të Gjermanisë përballë Meksikës, që do të luhet ditën e diel në orën 17:00.

Pa dyshim që është një kundërshta­r që të hap problem. Nuk duhet t'i nënvlerëso­jmë, edhe pse vitin e kaluar i mundëm pastër në Kupën e Konfederat­ave. Do ta marrim ndeshjen shumë seriozisht, pasi është e para për ne në këtë turne. Nuk e dimë akoma se si do të luajmë dhe si do të jetë takimi i parë në këtë Botëror.

Është njësoj si të luash ndeshjen e parë pas një pushimi dimëror. Përgatites­h fort për këtë ndeshje, por në fushë është ndryshe. Nuk të ndihmon as stërvitja dhe as ndeshjet miqësore. Por, ju them që jemi të përgatitur dhe shpresoj që entuziazmi të na ndihmojë gjatë turneut. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme në ndeshjet e para, ato kanë qenë më shumë në takimet e dyta në grup.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania