Panorama Sport (Albania)

Sampaoli “djeg” Dibalën

Skema mbrojtëse dhe taktikë speciale anti-Islandë, edhe Higuain "jashtë"

- Përgatiti: OLSI TUJANI

Argjentina futet në çdo botëror si pre tendente dhe këtë edicion trajneri ka marrë jo pak presion mbi supe. Përgjatë gjithë sezonit e deri në momentin e përpilimit të listës zyrtare, lënia jashtë e Mauro Ikardit ishte një nga temat, për të cilën Sampaoli u kritikua së tepërmi për vetë faktin se bëhej fjalë për kryegolash­ënuesin (me numër të barabartë me Imobilen) e Serisë A. Mirëpo, duket se edhe dy sulmues të tjerë të kampionati­t italian nuk do të gjejnë vend në formacioni­n titullar në ndeshjen e parë të Argjentinë­s. Kjo, në bazë të provave që ka bërë trajneri Sampaoli me skuadrën gjatë seancës së djeshme.

Skemat - Duke ditur që përballë do të jetë Islanda, e cila njihet për sistemin hermetik të mbrojtjes që aplikon, trajneri i Argjentinë­s ka punuar gjatë me skemën 2-3-3-2. Duke kërkuar nga skuadra një sulm sa më efikas për të depërtuar me çdo mënyrë në mbrojtjen e ngjeshur të kundërshta­rit në

përballjen shartuese në Moskë, Aguero dhe Mesi pritet që të jenë dy pikat e referimit të skuadrës.

Formacioni - Nga sa bëhet me dije prej mediave argjentina­se, Sampaoli ka ende disa dyshime, nisur nga shpeshtësi­a me të cilën ka ndërruar lojtarët gjatë stërvitjes. Megjithatë, 11- shja e mundshme pritet që të startojë me Kabajeron në portë dhe Salvio-Otamendi si dyshen qendrore të mbrojtjes. Gjithashtu, Markos Roho dhe Nikolas Taljafiko do të plotësojnë repartin e prapavijës. Më tej, Maksimilja­no Meza dhe Lukas Bilja janë parë me një fanellë titullari gjatë stërvitjev­e, së bashku me Maskeranon dhe Di Marian, që do të plotësojnë repartin e mesit të fushës. Dyshja MesiAguerr­o do të udhëheqin skuadrën në sulm.

Juventinët - Ajo që ka rënë në sy, është fakti që dy sulmuesit e Juves nuk janë përfshirë. Në rast se për Higuain ndryshimi i skemës gjatë lojës e favorizon për minutat gjatë takimit, Dibala nuk është rreshtuar për asnjë moment në krah të formacioni­t titullar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania