Panorama Sport (Albania)

Kupa e Botës nisi, çlirim për gjyqtarët

- Nga GRAHAM POLL

kjo është ajo që ndiejnë 35 gjyqtarët, asistentët e tyre dhe zyrtarët e VAR- it me fillimin e Kupës së Botës ditën e enjte. Por, do të ketë edhe trembje. Emërimet janë zbuluar për ndeshjet e fazës së grupeve, kështu që edhe ju mezi prisni për të nisur fushatën tuaj, por e di se u duhet të prisni deri në ditën e 12- të ose më vonë. Ekziston një ndjenjë e vërtetë në ekip brenda kampit të gjyqtarëve, i cili inkurajohe­t nga FIFA përderisa ata kërkojnë qëndrueshm­ëri, pavarësish­t nga përvoja dhe kultura e ndryshme e arbitrave. Ndjenjë tjetër kur afrohet ndeshja juaj për të gjykuar janë nervat, të cila ose do të lehtësohen kur mëson kolegët dhe gjërat ecin mirë, ose të rriten nëse gjërat nuk shkojnë mirë dhe shikoni informacio­ne kritike për paraqitjen. Ata që qëndrojnë në bazën e gjyqtarëve merren me analizën e videove dhe të gjitha ndeshjeve. Është shumë e pakëndshme që të ulesh me zyrtarë që kanë gabuar gjatë punës së tyre. Grupi i këtyre që qëndrojnë në bazë këtë herë do të jetë i interesuar për të parë se çfarë efekti do të ketë VAR në terma realë dhe psikologji­kë. Gjyqtarëve anësorë u është thënë që të mos e ngrenë flamurin kur rasti i pozicionit jashtë loje është shumë i diskutuesh­ëm. Ata të tentojnë që t'i shikojnë vendimet si të zezë ose të bardhë, jashtë loje ose jo. Kështu që nuk do të jetë e lehtë që t'u kërkosh të ndryshojnë. Gjithashtu, është e dukshme se ndeshja e parë do të ketë tre kombësi të ndryshme në kabinën e videos, sigurisht një tjetër çështje potenciale, jo vetëm për shkak të gjuhës, por edhe përvojës dhe karakterit. Takimi i parë i takon argjentina­sit Nestor Pitana, i cili në qarqet e gjyqtarëve shikohet si i dyti më i mirë dhe një kandidat për finalen. Gjyqtarët më të zotë? Më pëlqen Sandro Riçi ( Brazili), Xhynej Çakir ( Turqi) dhe Ravshan Irmatov ( Uzbekistan), por Feliks Bryzh i Gjermanisë është ndoshta më i miri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania