Panorama Sport (Albania)

Rashford, sërish pa stërvitje

-

Markus Rashford ka munguar sërish në stërvitjen e Anglisë. Për të ishte e dyta ditë radhazi që nuk iu bashkua grupit në kampin stërvitor. 20-vjeçari u la që të punonte me disa ushtrime individual­e në palestrën e hotelit të skuadrës. Megjithatë, vetë futbollist­i qetëson dhe njofton se do të jetë i gatshëm: "Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Ju falënderoj të gjithëve për interesimi­n". Pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar përgatitje­t nën drejtimin e Sauthgejt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania