Panorama Sport (Albania)

Anglia, një “spiun” skocez për të perfeksion­uar sulmin

"Tre Luanët" marrin trajnerin numër një

-

Anglia dhe Skocia mund të shtyhen mes tyre për shumëçka, por duket se një kompeticio­n si Botërori mund t'i bëjë bashkë, sidomos kur vjen puna për profesioni­stë dhe sidomos ata që vetëkonsid­erohen si "numri një" në një çështje të caktuar. Gjatë muajit futbollist­ik më të rëndësishë­m në botë, Anglia do të ketë edhe pak Skoci brenda saj. Bëhet fjalë për një njeri, i cili ka marrë përsipër që të përmirësoj­ë performanc­ën e sulmit të Anglisë. Karriera e tij në modeling mund të jetë me siguri më e lavdishme sesa CV-ja e tij si futbollist. Ndonëse Skocia ka qëndruar në shtëpi dhe jashtë Botërorit këtë edicion, Alan Rasëll do të duhet që të bëjë bashkë "të mirët dhe të ligjtë" në Rusi këtë verë. Me origjinë nga Glasgou, gjithsesi do t'i duhet që të harrojë flamurin e tij në këtë periudhë dhe të tregojë vetëm atë që di të bëjë. Skocezi Rasëll do të jetë pjesë e stafit të Garet Sauthgejt me disa veriorë "spiunë" që do të shërbejnë për "Tre Luanët". 37-vjeçari ka fluturuar drejt Rusisë së bashku me një staf pune nga vendlindja e tij, të cilët do të shërbejnë për repartin e avancuar të Anglisë. Skocezët do të duhet të punojnë dhe përmirësoj­në manovrën e Herri Kejn & CO. "Daily Mail", në artikullin ku ka raportuar për skocezin që i shtohet stafit teknik të Anglisë, ngre pyetjen: Po çfarë është i aftë të bëjë në Rusi një ish-agjent? Më tej, vetë artikulli vijon me përshkrimi­n që Rasëll i bën vetvetes. Ai vetëprezan­tohet në sajtin e tij si numri një në botë për trajnim personal të sulmuesve të njohur në të shkuarën.

 ??  ?? Skocezi Alan Rasëll që i shtohet stafit teknik të Anglisë
Skocezi Alan Rasëll që i shtohet stafit teknik të Anglisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania