Panorama Sport (Albania)

Agolli lider te Karabaku, rinovon 1 vit

-

Ansi Agolli do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Karabakut edhe për një sezon. Kapiteni i Kombëtares ka rinovuar kontratën me skuadrën azere, duke u konfirmuar kështu si një lider te kampionët. 35- vjeçari nga kryeqyteti është pjesë e Karabakut prej 8 sezonesh dhe regjistron 73 prezenca me ekipin kombëtar. Agolli ka fituar zemrën e tifozërisë azere me paraqitjet e bëra dhe të shumta kanë qenë komentet pozitive në lajmin e publikuar nga klubi në lidhje me rinovimin e mbrojtësit. Është për të ardhur keq që një mbrojtës kapiten si Ansi Agolli nuk preferohet nga tekniku Panuçi, pavarësish­t formës që ai po kalon. Në edicionin e fundit, Agolli dhe Karabak luajtën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania