Panorama Sport (Albania)

Trajner elitar, Skela & Co marrin UEFA Pro

-

Nga fusha në pankinë. Ervin Skela është pajisur me licencën më të lartë për një trajner profesioni­st, atë të UEFA Pro. Ish-kapiteni i Kombëtares ka qenë pjesë e edicionit të 6-të të kurseve të licencimit në FSHF. "Sektori i edukimit pranë FSHF- së ka mbyllur edicionin e 6- të të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit ' UEFA Pro', niveli më i lartë për një trajner futbolli. Pas përfundimi­t të testimit të fundit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamzë, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave. Emrat më të spikatur që morën këtë diplomë janë: Ervin Skela, Eqerem Memushaj, Elvin Beqiri, Gerd Haxhiu, Artan Bano, Migen Memelli etj.", ka shkruar FSHF në faqen zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania