Panorama Sport (Albania)

Gjykimi, pas 25 shtatorit

-

Apelimi i vendimit të Apelit të UEFA-s për dënimin e Skënderbeu­t në KAS pritet të shqyrtohet pas datës 25 shtator. Një gjë të tillë ka lënë të kuptohet KAS, që ka publikuar dhe kalendarin e çështjeve që do të gjykojë deri në këtë datë dhe ajo e korçarëve nuk është. Për momentin lojtarët e Skënderbeu­t janë me pushime dhe nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tyre apo e klubit. Një vendim të tillë do ta marrë presidenti Takaj, edhe pse e ardhmja e bardhekuqv­e për momentin nuk duket shumë pozitive. Gjithsesi, drejtuesit edhe më parë kanë deklaruar se do të vazhdojnë betejën ligjore në të gjitha shkallët që do të kenë mundësi apelimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania