Panorama Sport (Albania)

Dita: Në këto çaste duhet vetëm qetësi

-

Një nga lojtarët që ka bërë sezon pozitiv me skuadrën e Skënderbeu­t, Bruno Dita, nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e KAS për të lënë jashtë Europës skuadrën e Skënderbeu­t. Në një deklaratë për "Panorama Sport", pasi ka dalë vendimi i djeshëm, ai është shprehur: "Jemi të tronditur nga vendimi, pasi kishim shumë shpresë se do të luanim në Champions. Është një goditje e rëndë për ne. Sigurisht që do të presim të flasim me drejtuesit. Në këtë kohë qetësia duhet të jetë mbi të gjitha. Do të takohemi me klubin të gjithë dhe bashkërish­t do të vendosim të ardhmen", ka thënë lojtari, që është kërkuar nga disa skuadra në Kategorinë Superiore gjatë kësaj merkatoje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania