Panorama Sport (Albania)

Shehi: Keqardhje, presim fjalën e fundit

-

Ka fituar gjithçka brenda vendit me Skënderbeu­n vitet e fundit dhe në përfundim të këtij kampionati, vendosi që ta mbyllte përfundimi­sht me futbollin e luajtur. Kapiteni i Skënderbeu­t, Orges Shehi, për "Panorama Sport", ka shprehur keqardhjen e tij për faktin që bardhekuqt­ë nuk do të luajnë në Europë. "Pozicioni im është i deklaruar që do ta mbyll me futbollin e luajtur, por nuk ka shumë rëndësi se çfarë do të bëj unë. Më vjen keq që ekipi nuk do të luajë në Europë këtë sezon, pasi bëri një rrugëtim të mrekullues­hëm. Të vjen keq që gjykohemi për një çështje që ka ndodhur tre vjet më parë si dosje dhe është gjykuar një herë", ka thënë fillimisht Shehi, i cili vazhdon të shpresojë te vendimi final i KAS, në momentin që do të nisë edhe gjykimi i çështjes në themel. "Gjithsesi ka ende kohë për të thënë fjalën e fundit nga ana e KAS në vendimin e saj përfundimt­ar", ka mbyllur Shehi. Ky i fundit pritet të marrë një pozicion drejtuesi në klubin korçar, por më parë do të shihet se si do të shkojnë gjërat dhe cili do të jetë vendimi i drejtuesve për sezonin e ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania