Panorama Sport (Albania)

Sidibe dhe Kamara largohen nga Vlora: Jemi lojtarë të lirë

-

Sidibe dhe Kamara nuk do të jenë pjesë e Flamurtari­t sezonin e ri. Dy lojtarët që ishin të huazuar nga Besëlidhja, duket se kanë mbyllur tashmë aventurën në Vlorë. Gjithçka e kanë konfirmuar për "Panorama Sport" të dy lojtarët, të cilët preferojnë që të luajnë jashtë Shqipërisë. "Jam lojtar i lirë. Nuk jam më pjesë e Flamurtari­t", është shprehur Sidibe. Të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Kamara. "Nga ky moment jam lojtar i lirë. Po shikoj ofertat. Nuk do të ishte keq një aventurë jashtë Shqipërisë", deklaroi Kamara. Të dy lojtarët, si Sidibe, ashtu edhe Kamara, kanë bërë paraqitje të mirë sezonin e kaluar te Flamurtari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania