Panorama Sport (Albania)

Partizani vazhdon me Dalipin, Olsi Rama: S’jemi vonë

Zyrtari i të kuqve nuk e komenton vendimin e KAS-it Klubi pritet të konfirmojë sot teknikun elbasanas

- ILIR CARA

Pritja e gjatë e Partiza nit ka marrë fund, pasi dje është zyrtarizua­r pjesëmarrj­a në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Pas vendimit që KAS mori dje, duke mos e marrë në konsiderat­ë kërkesën e Skënderbeu­t, Partizani menjëherë ka nisur riorganizi­min për të nisur punën për pjesëmarrj­en në Europë. Parimisht duket se të kuqtë janë vonë për fillimin e punës, por në prononcimi­n e dhënë për "Panorama Sport" drejtori i përgjithsh­ëm i "demave", Olsi Rama, pohoi se lojtarët kanë vijuar me programin individual që u ka dhënë stafi ndaj menjëherë do të nisë konfigurim­i i skuadrës. Rama nuk preferoi që të komentojë vendimin e fundit të KAS-it, pasi sipas tij Partizani nuk ishte palë në atë proces. I pyetur se si e vlerëson vendimin e fundit të KAS-it, që nuk mori parasysh kërkesën e Skënderbeu­t për të marrë pjesë në Kupat e Europës, për "Panorama Sport" drejtori Rama u shpreh: "Nuk kemi qenë palë e këtij procesi, ndaj nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë çështje". Ndërsa në lidhje me vonesën e fillimit të punës dhe cila do të jetë fytyra e skuadrës së edicionit të ri, pasi nuk ka asnjë konfirmim për stafin teknik dhe merkaton, si në hyrje dhe dalje, Olsi Rama deklaroi: "Sa i përket vonesës, dua të sqaroj se lojtarët i kanë vazhduar përgatitje­t duke zbatuar planin individual të dhënë nga stafi teknik në përfundim të sezonit të fundit. Ndërsa për gjërat e tjera që interesohe­ni, për stafin dhe merkaton, do i vendosim me qetësi këto ditë, pasi tani jemi konfirmuar zyrtarisht për të marrë pjesë në Europë". Partizani vendosi që të mos bënte publike asnjë lëvizje pa dalë vendimi i KAS-it. Tani është koha për të vërtetuar se sa është punuar

këtë periudhë nga drejtuesit dhe cilat janë surprizat.

Konfirmimi i Dalipit- Që nga Marsi dhe deri më sot shumë emra janë lakuar si kandidatë për të marrë drejtimin e Partizanit. Madje me disa prej tyre kanë dorëzuar te drejtuesit projektet e tyre dhe janë zhvilluar disa raunde bisedimesh. Mario Tokiç dhe Mladen Milink-

oviç janë përfolur në intervale të ndryshme kohore si më favoritët, por "Panorama Sport" ka mësuar nga burime pranë të kuqve se klubi do të konfirmojë Klevis Dalipin. Ndaj sot pritet që Partizani të zyrtarizoj­ë vazhdimin e punës me teknikun elbasanas, i cili menjëherë do të nisë organizimi­n për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania