Panorama Sport (Albania)

"Skonto" e Muzakës, ndryshon ndarjen e kësteve

-

Gjergji Muzaka bën një tjetër hap pas. Ish-mesfushori ka bërë një tjetër propozim që, me sa duket, i shkon më shumë për shtat edhe Tiranës. Fillimisht, ai kishte kërkuar që gjysmën e borxhit ta merrte direkt në dorë, ndërsa gjysma tjetër të ndahej në dy këste të tjera. Por, tani ka menduar që t'i barazojë të tria këstet. Pra, klubi do të jetë i detyruar që t'i japë tri pjesë lojtarit të saposhpall­ur kampion me Skënderbeu­n, nga 35.6 milionë lekë për të likuiduar totalisht borxhin që shkon në 107 milionë lekë. Dje ishte lënë që të firmosej marrëveshj­a, por kjo nuk ka ndodhur. Gjithçka është shtyrë për një tjetër ditë. Por, nëse drejtuesit vonojnë sërish pagesën, atëherë javën tjetër e sigurt është që do të mblidhet edhe Disiplina për të ekzekutuar vendimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania