Panorama Sport (Albania)

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë Perikli Dhales

-

Futbolli shqiptar në zi. Perikli Dhales ndahet nga jeta. Një nga mbrojtësit më modernë të fundit të viteve '60 e deri në fillimin viteve ' 80 nuk e ka fituar dot betejën e fundit. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e ka mposhtur në moshën 77-vjeçare. Karriera e tij si futbollist ka qenë e lidhur ngushtë me Tiranën, ku është shpallur edhe kampion, por vlen të evidentohe­t që ka mbrojtur edhe ngjyrat kuqezi. Ai u përfshi edhe në politikë pasi e mbylli me futbollin. Dhales ka qenë kryetar i Njësisë Bashkiake numër 8 në Tiranë, ndërkohë që për 2 vite mbajti postin e drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa". Humbja e tij ka prekur gjithë botën e sportit dhe nuk mund të qëndronte indiferent as presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili dedikoi këtë postim në faqen e tij: "U hidhërova jashtë mase nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollist­it të dashur, Perikli Dhales. Perikli Dhales ishte ikonë e ekipit bardheblu që ndërlidhi dy gjenerata kampionësh të këtij klubi të madh. Ai ishte një model i denjë i Tiranës së lavdishme që sfidoi Ajaxin e Amsterdami­t në kulmin e lavdisë së tij, në vitin 1970. Perikliu është dalluar për kontribute­t e spikatura, jo vetëm me ekipin e Tiranës, por edhe me ekipin kombëtar. Ngushëllim­et e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit, botën e futbollit dhe tifozët bardheblu".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania