Panorama Sport (Albania)

Një brazilian dhe një kroat, në vëzhgim për sulmin

-

Pasi kompletuan mesfushën me Floret Avdylin, Roni Gashin dhe Sherif Kallakun, drejtuesit e Teutës janë fokusuar tërësisht te sulmi, por duke mos lënë pas dore as mbrojtjen. Aktualisht, bregdetarë­t kanë vetëm një sulmues në dispozicio­n, pikërisht Amadu Latif. Vetëm me një opsion, sigurisht që objektivat e klubit nuk mund të realizohen. Në kësi kushtesh, Bledi Shkëmbi kërkon të ketë më shumë se dy alternativ­a. Durrsakët janë fokusuar në dy pista: Kroaci dhe Brazil. Për momentin, ish-trajneri i Lirisë së Prizrenit po shikon me kujdes disa materiale filmike për një sulmues brazilian dhe një kroat. Emrat nuk bëhen të ditur, por mësohet se bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë që bregdetarë­t të vendosin direkt, pasi për të zgjedhur të duhurin duhet të mendohen mirë. Durrsakët nuk duan që të përsërisin gabimet e një se- më parë, kur edhe pse shpenzua shumë, nuk ia dolën. Ata afruan shumë lojtarë të huaj dhe në fund rezultuan zhgënjim. Drejtuesit gjithashtu kanë nisur bisedime edhe me një mbrojtës 28-vjeçar me kombësi braziliane. Emri i tij nuk bëhet akoma i ditur, për shkak se nuk

është arritur marrëveshj­a, por burime pranë klubit bëjnë me dije se bëhet fjalë për një futbollist më të dhëna të mira, që mund të shtojë garancinë në prapavijë. Përveç moshës dhe të kaluarës që ka, stafi teknik është joshur nga fakti që lojtari në fjalë mund të përzoni

shtatet më së miri në të gjitha rolet, pra jo vetëm në qendër, por edhe në krahë. Shkëmbi kërkon t'i dublojë të gjitha rolet në fushë për të pasur më tepër alternativ­a që të aplikojë module të ndryshme loje, por gjithashtu edhe për të rritur konkurrenc­ën. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania