Panorama Sport (Albania)

Lila: Duhet përforcuar ekipi, në Superiore luhet futboll

-

Kastrioti po vijon të punojë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Krahas synimeve në merkato është punuar me kujdes edhe me rinovimet. Kapiteni Vilson Lila është ndër të parët që klubi i ka ofruar zgjatjen e marrëveshj­es edhe për Kategorinë Superiore. Në një prononcim për gazetën, qendërmbro­jtësi tregon se sezoni i ri do të jetë i vështirë, megjithatë sipas tij krutanët do të jetë një surprizë në elitë. "Vijmë nga një kampionat, të cilin e kemi dominuar nga java e parë e deri në të fundit, ndaj ndihem mirë për arritjen e objektivit. Tashmë po bëhemi gati për sezonit të ri, për të cilin mund të them që do të jetë një mision mjaft i vështirë, pasi ndryshe nga Kategoria e Parë, këtu luhet futboll. Elita ka më shumë cilësi, ndaj Kastrioti i ka të detyruara disa përforcime për t'u përshtatur sadopak me skuadrat e tjera. Drejtuesit po punojnë për të gjetur elementët e duhur dhe jam i bindur që do të bëhet më e mira për krijimin e një skuadre kompetitiv­e, çka do të bënte që të ishim një skuadër e denjë për Superioren. Favor për ne është edhe infrastruk­tura, e cila po pëson ndryshime për t'u përshtatur me terrenet e tjera të Superiores, plus që zhvillimi i ndeshjeve në shtëpi, përpara tifozërisë sonë është një plus i madh për çdo skuadër", deklaroi kapiteni. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania