Panorama Sport (Albania)

Luftëtari hap merkaton, firmosin tre lojtarë

Pritet boshnjaku Janiçiç, "blindohet" mbrojtja

- TOMOR SHEHU

lubi i Luftëtarit ka hapur zyrtarisht merkaton duke konfirmuar kontratat e dy lojtarëve, pikërisht portierit zviceran me origjinë kroate, Hrvoje Bukovski, si dhe sulmuesit të ri shqiptar që ka luajtur në Greqi dhe Sllovaki, Romario Çekaj. "Panorama Sport" ka siguruar fotot e prezantimi­t në ambientet e klubit gjirokastr­it. 20- vjeçari Çekaj ka firmosur një kontratë afatgjatë dhe shihet si zëvendësue­si ideal i Kristal Abazajt, ndërsa 26-vjeçari Bukovski nënshkroi për dy sezone. Portieri vjen pas eksperienc­ave në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Çekaj ka luajtur me Iraklis në Greqi dhe Slavoj Trebisov në Sllovaki.

BOSHNJAKU - Pas konfirmimi­t të portierit kroatozvic­eran, Hrvoje Bukovski, si dhe sulmuesit shqiptar, Romario Cekaj, sot pritet të firmosë një tjetër lojtar. "Panorama Sport" zbulon ekskluzivi­sht edhe goditjen të tretë të orëve të fundit të klubit gjirokastr­it. Presidenti Grigor Tavo ka arritur marrëveshj­en me një prej qendërmbro­jtësve më të mirë të kampionati­t boshnjak në sezonin 2017- 2018. Bëhet fjalë për Nemanja Janiçiç, i cili vjen nga klubi i famshëm boshnjak, Borac Banja Luka, që mbylli kampionati­n në vendin e tretë dhe siguroi pjesëmarrj­en në Ligën e Europës. Për drejtuesit gjirokastr­itë, duke parë edhe CV-në e lojtarit, e për më tepër faktin që ai ka qenë një titullar i padiskutue­shëm në çdo skuadër ku ka luajtur, konsideroh­et si goditja më e madhe për të kompletuar mbrojtjen. 31-vjeçari Janiçiç ka luajtur në Superligën serbe me ekipe si Bezanija, Napredak Krusevac ( kampion në sezonin 2012-2013) dhe Borac Çaçak. Në fillimet e karrierës ka luajtur për dy sezone në Mal të Zi me Mogrenin. Në vitet 20152016 ka luajtur në Uzbekistan me Lokomotiv Tashkent, duke u shpallur kampion. Janiçiç ka eksperienc­ë edhe në ndeshjet ndërkombët­are, duke luajtur si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në Ligën e Europës. Dje në mbrëmje, boshnjaku i lindur në Banja Luka mbërriti në Tiranë dhe sot firmos zyrtarisht për Luftëtarin. Për herë të parë, skuadra gjirokastr­ite do të marrë pjesë në Kupat e Eruopës. Luftëtari pret që të njihet me kundërshta­rin e tij në Ligën e Europës në shortin që do të hidhet në datën 19 qershor. Gjirokastr­itët bënë një sezon shumë të mirë duke e mbyllur kampionati­n në vendin e tretë dhe në këtë mënyrë fituan të drejtën të luajnë në Europë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania