Panorama Sport (Albania)

Kamza, Rezi: Po pres Qarrin

-

Ermir Rezi ishte një prej lojtarëve kryesorë të Kamzës në kampionati­n e fundit, ndërsa tashmë është i lirë dhe pret një mesazh nga presidenti Naim Qarri. "Ishte një sezon që kishte në vetvete uljet dhe ngritje, por në fund të fundit ne mundëm t'ia dilnim me sukses, duke qëndruar në Superiore. Tashmë më ka përfunduar kontrata dhe për momentin jam lojtar i lirë. Kam disa oferta dhe jam duke i studiuar ato, duke shqyrtuar se cila do të jetë më e mira për të ardhmen time. Por, njëkohësis­ht, jam në pritje për t'u takuar me presidenti­n Qarri, ku po pres të ulem me të për ta shqyrtuar nëse do të rinovoj ose jo. Nuk mund të largohem në asnjë ekip tjetër pa marrë një konfirmim nga Kamza. Për momentin jam me pushime dhe po i shijoj ato, pa lënë mënjanë edhe stërvitjet individual­e për të ruajtur formën. I lutem Zotit të më ruajë nga dëmtimet, ndërsa për pjesën tjetër do të flasë fusha e futbollit", u shpreh Rezi në prononcimi­n e tij. Abdulla Dushku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania