Panorama Sport (Albania)

Fushaj tjetër “mesazh”: Vllaznia, gropë financiare

“Borxhet janë pengesë, privatizim­i nuk është i lehtë”

- ADMIR URUÇI

sh-avokati i Vllaznisë, Apollon Haxhi, në ko hën kur këtë klub e drejtonte ish- presidenti Valter Fushaj, është i mendimit se privatizim­i i klubit kërkon edhe disa muaj. Duket se ai është në sinkron me kryebashki­aken e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila në një mënyrë apo në një tjetër e theksoi faktin se edhe këtë sezon klubi do të udhëhiqet nga bashkia. Haxhi është i mendimit se privatizim­i mund të mos mbyllet edhe brenda vitit 2018. "Praktikat e privatizim­it janë të tilla që nuk mund të mbyllen as brenda vitit 2018. Me ato borxhe që ka klubi dhe me atë shumë që u nxor si dysheme për shitjen, është legjitimua­r falimentim­i. Pas kësaj vijnë edhe të tjera gjëra me radhë. Pavarësish­t se është nxjerrë shuma që do të nisë ankandi, ka edhe shumë faktorë të tjerë që do të ndikojnë gjatë rrugës. Bashkia do të mbajë një pjesë të vetën të aksioneve të klubit. Nuk e shikoj si një gjë të thjeshtë kalimin e klubit në duart e privatit dhe për më tepër një privatizim apo, e thënë ndryshe, shitje të aksioneve shpejt. Janë shumë procedura për të mbërritur aty ku ne e presim të gjithë, shitjen e aksioneve dhe kalimin e klubit në duart e privatit. Për këtë e shikoj të vështirë edhe periudhën që Vllaznia do të jetë në Kategorinë e Parë", është shprehur fillimisht Haxhi në prononcimi­n e tij.

BORXHET - Një tjetër problem që, sipas Haxhit, është evident dhe tepër shqetësues për të afruar investitor­ë e për të blerë aksionet e Vllaznisë, janë edhe borxhet e mëdha që ka klubi. Pavarësish­t se në rekomandim­et e

grupit të ekspertëve është lënë që borxhet të likuidohen nga bashkia, ende nuk është e saktësuar një gjë e tillë. "Vllaznia ka një gropë të madhe financiare dhe për këtë nuk është e lehtë që të kryhen edhe shumë procedura të tjera. Pavarësish­t se grupi i ekspertëve rekomandon

që borxhet të paguhen nga bashkia, se sa do të jetë e mundur kjo, mbetet një pikë që duhet parë. Kjo mund të jetë një tjetër pengesë. Unë e shikoj të vështirë edhe privatizim­in, pavarësish­t se dëshira e drejtuesve të bashkisë është që ta lëshojnë sa më parë klubin", deklaroi avokati Apollon Haxhi në prononcimi­n e tij. Pak ditë më parë, raporti i ekspertëve vlerësonte se Vllaznia duhej të dilte në ankand me një shifër jo më pak se 507 milionë lekë të vjetër. Duhet thënë se klubi Vllaznia ka 1 miliard e gjysmë lekë borxhe.

CANKA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania