Panorama Sport (Albania)

Fushaj, i dyzuar prej borxhit

-

Disa ditë më parë, ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili në disa raste është shprehur i gatshëm që të hyjë në garë për të blerë aksionet e klubit, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", ndër të tjera, deklaroi: "Në raport thuhet se klubi ka edhe 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetra borxhe. Më duket një shifër disi e çuditshme 507 milionë. Po borxhet ku shkojnë, kush i paguan?! Do pres dhe të shoh se si e mendon Vllaznia nxjerrjen në ankand. Ka dy forma të shitjes në ankand, nëse bashkia vendos që të nxjerrë në shitje 100% të aksioneve, atëherë bashkia i merr vetë të gjitha borxhet. Nëse do të nxirren në shitje 60% dhe bashkia i mban për vete 40%, atëherë ai që e blen klubin, duhet të marrë përsipër edhe rreth 800 milionë lekë borxhe dhe rreth 300 milionë për ta blerë, pra, i shkon në total rreth 1 miliard lekë për Vllazninë. Nuk është e qartë sesi do ta shesin dhe kush i merr përsipër borxhet. Nuk është një klub i pastër që i ka dalë vlera e shitjes dhe nis ankandi".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania